☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,576 ▼1.87%
DOW 51,827 ▼0.98%
NASDAQ 25,379 ▼3.08%
NAFTA 104.85 ▲2.79%
ARI 3,899 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -4.67% ETH $2,244 ▼ -4.55% XRP $1.2492 ▼ -3.7% SOL $94.8800 ▼ -6.7%
S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 % S&P 500 7,576 ▼1.87 % DOW 51,827 ▼0.98 % NASDAQ 25,379 ▼3.08 % NAFTA 104.85 ▲2.79 % ARI 3,899 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Deda: Bekim Sejdiut i kushtoi politikisht mbrojtja e Kushtetutës

Ish-deputeti dhe analisti Ilir Deda ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se vendi ka humbur një mundësi për të pasur një model tjetër të udhëheqjes së shtetit.

Deda ka vlerësuar se Sejdiu përfaqësonte një qasje në të cilën shteti do të vendosej mbi interesat partiake dhe Kushtetuta mbi kalkulimet politike.

“Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendos shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interes ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, paradoksi qëndron në faktin se pikërisht mbrojtja e Kushtetutës i ka kushtuar politikisht kandidaturës së Sejdiut.

“Paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”, ka deklaruar ai.

Deda ka thënë se Kosova me këtë rast ka humbur mundësinë për të treguar se di t’i vlerësojë njerëzit që nuk e vendosin veten në plan të parë.

Në fund, ai ka ngritur pyetjen nëse pas kësaj situate ekziston një rrugëdalje përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes politike që, sipas tij, janë përhapur në shoqëri.

“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, ka shkruar Deda./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.