🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 16 April 2026
S&P 500 7,024 ▲0.01%
DOW 48,424 ▼0.08%
NASDAQ 24,006 ▼0.04%
NAFTA 90.17 ▲2.31%
ARI 4,811 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $73,982 ▼ -0.33% ETH $2,311 ▼ -1.2% XRP $1.4094 ▲ +2.35% SOL $85.3900 ▲ +1.19%
S&P 500 7,024 ▲0.01 % DOW 48,424 ▼0.08 % NASDAQ 24,006 ▼0.04 % NAFTA 90.17 ▲2.31 % ARI 4,811 ▼0.26 % S&P 500 7,024 ▲0.01 % DOW 48,424 ▼0.08 % NASDAQ 24,006 ▼0.04 % NAFTA 90.17 ▲2.31 % ARI 4,811 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kosova

Defiçiti tregtar i Kosovës me Maqedoninë është 110 milionë euro

Raportet tregtare në mes shtetit të Maqedonisë dhe Kosovës zënë vendin e dytë në rajon. Mirëpo ky shkëmbim tregtar është në favor të Maqedonisë, pasi kjo e fundit një pjesë të prodhimeve të veta i eksporton në shtetin fqinj. Në anën tjetër shumë pak prodhime të Kosovës shiten në tregun e Maqedonisë.
E këtë raport e komentojnë edhe ekonomistët kosovarë. Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotë për Zhurnal se edhe pse Maqedonia është partner i rëndësishëm tregtar i Kosovës, pasi që brenda vitit qarkullimi ndërmjet këtyre shteteve sillet rreth 200 milion euro, për fat të keq Kosova edhe këtu ka një deficit tregtar, diku 110 milion euro.
“Ky deficit vjen kryesisht nga fakti se Maqedonia ka një ekonomi më të zhvilluar. Ka një afërsi me tregun e Kosovës, me të cilin tradicionalisht është i lidhur, por edhe është pjesë e CEFTA-s, që liron qarkullimin e mallrave nga ngarkesat doganore”, shprehet Rexhepi.
I cili më tej shton se është pikërisht furnizimi me karburant, është përparsi që i jep Maqedonisë në këtë aspekt, pasi që ky produkt e bënë eksportin e madh të produkteve maqedonase në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës për të përmirsuar këtë bilanc ka vetëm një mundësi, të përkushtohet në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, begatimin e ofertës për tregjet e jashtme. Krijimin e ambientit për investime dhe rritjen e efikasitetit të insitucioneve shterpe, e veçanërisht të gjyqësisë”, përfundon eksperti kosovar i çështeje ekonomike.
Ndërsa Berat Thaçi, analist për ekonomi dhe biznes nga Instituti GAP në Kosovë, thotë se deficiti tregtar i Kosovës me Maqedoninë nuk përbën rast të veçantë, mirëpo është një simptomë e ekonomisë së dobët në Kosovë.
“Kosova ka deficit të lartë tregtar si pasojë e mungesës së prodhimit dhe paaftësisë së produkteve kosovare për të konkurruar me ato të rajonit. Kosova dhe Maqedonia janë nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-s, e cila siguron tregti me zero përqind në import për të dyja shtetet. Maqedonia dhe shtetet rajonale kanë përfituar më shumë nga tregtia e lirë për shkak të zhvillimit të brendshëm ekonomik”, shprehet Thaçi për Zhurnal.
Ndryshe, zbatimi i kumulimit diagonal midis BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë ka filluar më 1 prill të këtij viti, pas zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, në kuadër të së cilës zbatohet Konventa rajonale për rregulla preferenciale paneuromesdhetare për prejardhme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.