Politika

“Dëgjo pak, o pushkë!”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim në FB, thotë se të majtën e ka bindje dhe nuk është në PS për teka personale apo për karrierë.

Megjithëse nuk i drejtohet askujt me emër, Braçe duket se nënkupton deputetin Ben Blushi, duke theksuar se nuk merr urdhra nga askush për të folur.

Deputeti duke iu drejtuar përsëri një personi që nuk i përmend emrin i thotë se nuk ka formuar partinë e Berishës dhe karrierën nuk e ka prej miqve apo shokëve.

Postimi i plotë i Braçes në FB

DEGJO PAK, O PUSHKE!!
As do e merrja mundimin ti shkruaja keto radhe, nese ajo qe paralajmerova dje, shpifja, fyerja, shantazhi nuk do ishin me germa te medha sot;

Po patjeter o pushke;

Une nuk krahasohem me kend, nuk e kam as deshire e as qellim.
Jam thjesht ai qe me njohin;

Nuk kam themeluar partine e Berishes; kam 24 vite ne Partine Socialiste te Shqiperise dhe ndjehem shume mire me zgjedhjen qe kam bere;

Nuk e kam te majten, partine, instrument kariere, permbushje te tekave te mia personale; e kam te majten bindje, ideologji, zgjedhje;

Nuk jam kaq, pra nuk e kam ate qe e quani “kariere” as prej kusherinjve, as prej “shoqnise”, as prej marreveshjes mes shokeve udheheqes; e kam prej punes, punes nga atje poshte, rruga e organizata, baza i themi ne e me te cilen tallesh gjeresisht ti dhe ca shoke te tute nga “elita”, e kam prej votes, madje i renditur nder me te votuarit edhe pse me qendrime teresisht kritike e “jashte sistemi” sic etiketonte mu kjo “elita” ne cdo rast;

Nuk bej kompromis per parime, pavaresisht ne kane menduar e vepruar ndryshe nga une, nuk kam lene shoke rruges kur jane cenuar parimet; pyet o pushke, se do te thone qe ne ate mbledhjen e fundit te 2013-tes, ate para se ciles ti lajmerove me gezim se une nuk do te isha me kandidat per deputete, une nuk kam folur per vete, por per parime, sipas bindjes sime te shkelura per disa ne liste e per disa jashte liste;

Nuk e kam stacion interesash Partine; i jam mirnjohes pa fund per mundesine qe me ka dhene per te sherbyer, si i majte; padiskutim cdo socialisti kudo, posacerisht ne berat, Fier e Lushnje, Divjake gjithashtu dhe, mundohem te jem cdo dite me ta, problemet e tyre, duke mundur te zgjidhe, por me shume duke degjuar, pa fund duke degjuar;

Pikerisht se i jam mirnjohes cdo socialisti, respektoj pa fund secilin nder ta, refuzoj qe partia te perdoret si shesh beteje per interesa kariere te gjithkujt; e refuzoj me te gjithe forcat e mia kete shfaqje te shpifur ku partia, cdo socialist ka detyrimin te degjoje e resopektoje ambicien e gjithkujt, pa marre pas respektin ndaj probleme, halleve, angazhimit, kontributit por edhe vendimit te cdo socialisti.
Keshtu e mendoj une, e per kete si kam marre kurre leje kryetareve apo kryeministrave.
Te pakten kete gabim sduhej ta kishe bere o pushke;

Une nuk marr urdhra per te folur, them ate qe mendoj pavaresisht ne te pelqen ty apo secilit qe permbush interesat e tua kete here, si cdo here.
Sa per Berishen, e leme ketu kete ceshtje!!

Shih 24 vitet e mia ne politike, ta thashe njehere-une nuk kam dale nga partia e Berishes, dhe kupton sa gabim ke bere.
Ose e di cfare;
Shko e pyet Berishen njehere.
Ne fund,
Po ta perseris dhe ty;
Popullizmi e vret te majten.
E di si?
Si ne Greqi!!
Aaaa ti nuk e di ceshte e majta?
Ke te drejte!! Cu lidh ju me te majten? Asgje!!
Thjesht interesi per te perfituar nga pushteti!!

Marrë nga Gazeta Dita 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button