☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

Nga Shpëtim Luku

Gjithnjë e më shpesh, nëpër debate të ndryshme përdoret si guri i fundit, me cilësinë e argumentit më të fortë, të argumentit “dërrmues” deklarimi: “Dëgjo, se unë jam profesionist!”

Por, po të gërmosh pak më shumë, konstaton se ai apo ajo që e bën një deklaratë të tillë, në më të shumtën e rasteve ose nuk ka profesion, ose profesionin për të cilin ka diplomën nuk e ushtron.

Çfarë do të thotë të jesh profesionist?

E para, do të thotë që bartësi i një profesioni të jetojë nga profesioni i tij, si kusht i domosdoshëm. Fjala vjen, pretendon se je gazetar profesionist, por jetesën e siguron jo nga gazetaria, por nga një vend pune diku tjetër. Më pas, do të thotë që një profesion i caktuar nuk është ushtruar në mënyrë rutinore. Pra, përvoja profesionale e dikujt nuk është e barabartë me një numër veprimesh ditore, shumëzuar me numrin e viteve që e ushtron atë.

Të kesh 20 vite në një profesion nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh 20 vite eksperiencë. Mund të kesh të njëjtin vit eksperiencë të përsëritur 20 herë.

Profesionist do të thotë të kesh evoluar gjatë atyre viteve. Të kesh mësuar, të kesh gabuar, të kesh korrigjuar gabimet, të kesh përballuar situata të reja dhe, mbi të gjitha, të jesh bërë më i mirë në atë që bën. Do të thotë të mos e ushtrosh profesionin thjesht sipas asaj që ke mësuar dikur, por të jesh në gjendje ta zhvillosh edhe vetë profesionin që ushtron.

Sepse profesionisti i vërtetë nuk matet vetëm me diplomën që ka në sirtar, titullin që mban, apo vitet që ka në CV. Ai matet me atë që di të bëjë, me mënyrën se si mendon dhe me vlerën që krijon përmes profesionit të tij.

Profesionisti i vërtetë nuk ka nevojë të thotë “jam profesionist”, pasi këtë thotë puna e tij.

Profesionalizmi nuk është një titull që ia jep vetes. Është një nivel që duhet ta meritosh çdo ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.