☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,700 ▲ +0.72% ETH $2,255 ▲ +0.53% XRP $1.2538 ▲ +0.73% SOL $96.0200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

E mitura që ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, nga QKUK tregojnë për gjendjen e saj

Një e mitur e cila ka rënë nga kati i gjashtë i tarracës së një banese në Pejë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Sipas tij, e mitura ka pësuar politraumë dhe pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente, është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë.

“Është trajtuar në Qendrën Emergjente, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë. Është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:50, në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, ku e mitura ka rënë nga tarraca e banesës në katin e gjashtë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se e lënduara fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është transferuar në QKUK.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë. Një e mitur ka rënë nga tarraca e banesës (kati i 6-të). Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në kuadër të DRP-së në Pejë janë duke hetuar rrethanat dhe mënyrën se si ka ardhur deri te rasti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.