☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.68 ▼0.93%
ARI 4,079 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,096 ▼ -5.47% ETH $2,236 ▼ -7.64% XRP $1.1969 ▼ -9.39% SOL $90.0700 ▼ -7.09%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.68 ▼0.93 % ARI 4,079 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Martin Scorsese emërohet president nderi i Akademisë Italiane të Filmit

ROMË, 25 gusht /ATSH-DPA/- Regjisori i njohur amerikan Martin Scorsese, 83 vjeç, pritet të emërohet president nderi i Akademisë Italiane të Filmit.

Ministria italiane e Kulturës njoftoi sot se Scorsese ka pranuar ofertën për këtë detyrë, të propozuar nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli dhe fondacioni përkatës.

Emërimi i tij duhet të miratohet zyrtarisht nga drejtuesit e Akademisë. Ndërkohë, Silvia Calandrelli dhe Gian Luca Farinelli janë konfirmuar sërish në postet e tyre si presidente dhe drejtor artistik.

Scorsese tha se e pranon me nder këtë “rol prestigjioz” dhe shprehu mirënjohjen për besimin.

Ai theksoi se kinemaja italiane ka qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi për të, gjatë gjithë jetës së tij.

Scorsese është regjisori i filmave të njohur si “Taxi Driver”, “Gangs of New York” dhe “The Wolf of Wall Street”.

Akademia Italiane e Filmit është institucioni që organizon dhe jep çmimet “David di Donatello”, të cilat konsiderohen shpesh si “Oscar” të kinemasë italiane.

Çmimet, që jepen që nga viti 1956, vlerësojnë arritjet në fusha të ndryshme të kinemasë, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin, aktorët, montazhin dhe kostumet.

Fituesit marrin si trofe, një kopje të statujës së David – të krijuar nga skulptori i famshëm italian Donatello rreth vitit 1440. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.