Tiranë 38°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.11 ▼3.41%
ARI 4,688 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,740 ▼ -0.44% ETH $2,464 ▼ -2.12% XRP $1.4580 ▼ -3.95% SOL $97.8800 ▲ +1.69%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.11 ▼3.41 % ARI 4,688 ▼0.21 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.11 ▼3.41 % ARI 4,688 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla

“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë proces e kemi përfunduar shumë më herët, para fillimit të vitit shkollor”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një javë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027.

“Nuk mund të them se nuk do të ketë [ankesa]. Për fat të keq, besoj se do të ketë. Por sinqerisht besoj se ato do të jenë minimale dhe raste të veçuara”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste shkollore të dëmtuara.

Ajo konsideron se pas përgatitjeve të organizuara online, shkollat tashmë i janë qasur seriozisht raportimit të numrit të nevojshëm të teksteve shkollore, përkatësisht zëvendësimit të atyre të dëmtuara, dhe se lëshimet që janë bërë janë zvogëluar gjatë tre viteve të fundit shkollore.

“Sistemi elektronik ishte i hapur për një kohë të gjatë, sepse kjo është mënyra për t’u siguruar se puna do të përfundojë siç duhet. Të gjithë ata që kanë kërkuar, do ta marrin dhe po e marrin atë që kanë kërkuar. Ata që nuk kanë kërkuar, është përgjegjësi e tyre dhe Ministria në të ardhmen nuk do të marrë përsipër asnjë përgjegjësi të huaj, sepse tashmë tre vjet zbatojmë një sistem që është stabil dhe që siguron furnizim të qëndrueshëm me tekste shkollore”, tha Janevska.

Ajo bëri të ditur se për vitin shkollor 2026/2027 janë regjistruar rreth 14.500 nxënës të klasës së parë, por ky nuk është numri përfundimtar, pasi deri në fund të shtatorit vazhdon regjistrimi i nxënësve të klasës së parë që kanë humbur afatin për regjistrim.Sa i përket optimizimit të rrjetit shkollor për shkak të futjes së mësimit në një ndërrim, ministrja tha se këtë vit pret që në mënyrë natyrale të mbyllen 26 shkolla rurale ku nuk ka regjistrim të nxënësve të klasës së parë dhe ku, siç tha ajo, “gjoja mësojnë” nga pesë deri në tetë fëmijë.

“Ajo që kemi arritur të bëjmë është se aktualisht kemi rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 paralele më pak në arsimin e mesëm. Theksoj se kjo bëhet me qëllim që nxënësve t’u mundësohet socializim, cilësi më e mirë e arsimit dhe jo ekzistencë e izoluar në një mjedis të caktuar rural, ku mbizotërojnë parime të caktuara, madje edhe stereotipe të caktuara, dhe ku cilësia e arsimit nuk mund të jetë e përshtatshme për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Sidomos kur bëhet fjalë për paralele të kombinuara ku mësojnë nxënës nga tre klasë të ndryshme, aq sa lejohet me ligj”, tha Janevska.

Ajo shtoi se mësimi në këto paralele të kombinuara do të zhvillohet vetëm aty ku do të jetë i domosdoshëm, përkatësisht nëse shkolla periferike (rurale) ndodhet më shumë se 15-20 kilometra larg shkollës qendrore më të afërt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.