🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.68 ▲0.57%
ARI 4,185 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,358 ▲ +1.79% ETH $2,503 ▲ +1.98% XRP $1.3680 ▲ +1.88% SOL $106.8500 ▲ +0.75%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.68 ▲0.57 % ARI 4,185 ▲0.19 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.68 ▲0.57 % ARI 4,185 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Arte

Hasan Ceka përkujtohet në ditën e lindjes, vuri themelet e arkeologjisë shqiptare

Akademia e Shkencave përkujtoi sot me nderim, në ditën e lindjes, një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare Hasan Cekën.

Më 25 gusht 1900, lindi prof. Hasan Ceka, arkeolog dhe studiues. Ai njihet edhe si njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.
Hasan Ceka studioi në Vjenë dhe, pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Ai krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë. Në të njëjtën kohë, përfaqësoi Shqipërinë pranë misioneve të huaja në Apoloni e Butrint.
Në vitin 1947, drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apoloni, si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik-Etnografik në Tiranë. Në vitin 1956, rikthehet në Apoloni dhe do t’ia kushtojë qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Prof. Cekës i takon, në të njëjtën kohë, edhe merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, gjithashtu edhe e nimfeut të qytetit dhe e shumë monumenteve të tjera.
Krahas gërmimeve në Apoloni, prof. Ceka tregoi një kujdes të veçantë për grumbullimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë monetare antike e mesjetare. Ai ishte një specialist i studimit të monedhave antike dhe këto studime i kurorëzoi me botimin e veprës së njohur “Probleme të numizmatikës ilire”, botuar më 1965, si dhe përgatiti veprën “Monetat e Dyrrahut dhe Apolonisë”.
Prof. Ceka ishte njohës i mirë i greqishtes së vjetër dhe latinishtes, duke u bërë kështu një nga bashkëautorët kryesorë në përkthimin dhe përgatitjen në shqip të vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”. Ai është autor i shumë artikujve, studimeve e kumtesave të botuara në revistat shkencore brenda e jashtë vendit. Këto studime janë përmbledhur e botuar në vëllimin “Në kërkim të historisë ilire”.
Arkeologu dhe studiuesi Hasan Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.