☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.18 ▼0.75%
ARI 4,571 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,583 ▲ +5.71% ETH $2,335 ▲ +2.93% XRP $1.2630 ▲ +13.8% SOL $87.9700 ▲ +2.83%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.18 ▼0.75 % ARI 4,571 ▼0.02 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.18 ▼0.75 % ARI 4,571 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Deklarata e Gecit ndaj Thaçit dhe Çitakut, Haxhiu: Ishin të rënda dhe përçarëse, nuk do të tolerohet një gjuhë e tillë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me një fjalim të kryetares Albulena Haxhiu në dënim të gjuhës së përdorur nga deputeti i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Lista Guxo, Fatos Geci.

Haxhiu në një fjalim para ligjvënëse tha se deklarata e Gecit për Hashim Thaçin ishte e rëndë, përçarëse dhe e papranueshme, raporton Telegrafi.

“Dua të ritheksoj se krerët e UÇK—së po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe uroj që vendimi i Gjykatës do ta korrigjoj padrejtësinë e madhe të Prokurorisë së Specializuar.

Si kryetare e Kuvendi e dënoj pa asnjë mëdyshje këtë gjuhë dhe nuk do të lejoj që foltorja e Kuvendit të përdoret për sulme të tilla. Të debatojmë me argumente, ide e jo me qëndrime që e cenojnë luftën tonë çlirimtare dhe ata që i dolën zot këtij vendi….”, tha ajo.

Tutje, kryetarja Haxhiu tha se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri, e pastër dhe e shenjtë.

Kryetarja e Kuvendit ka folur edhe për deklaratën tjetër të po të njëjtit deputet Fatos Geci lidhur me gjuhën e përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.

“Dje u bë publike edhe gjuhe seksiste kundër nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Kuvendi i Kosovës nuk do të bëhet kurrë arenë e sulmeve gjinore. Është e papranueshme, turpshme. Kurrë nuk do të heshti për ballë kësaj gjuhe”, tha ajo.

Sipas saj, fryrja dhe paragjykimi nuk janë debat dhe nuk do të tolerohen asnjëherë.

Ajo kërkoi nga deputetët që ta ruajnë nivelin në Kuvend. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.