☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 85.16 ▲0.83%
ARI 4,096 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,988 ▼ -0.18% ETH $1,903 ▼ -0.44% XRP $1.0751 ▼ -0.85% SOL $73.6100 ▼ -0.04%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 85.16 ▲0.83 % ARI 4,096 ▼0.02 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 85.16 ▲0.83 % ARI 4,096 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Tahiri: Takimet e Kurtit për presidentin lojë e hedhjes së fajit

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e deritanishëm të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se mungesa e konsultimeve serioze po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Pas deklarimeve të bëra pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se që nga fillimi i diskutimeve për presidentin nuk ka pasur përpjekje reale për të arritur një emër unifikues dhe konsensual.

Sipas tij, diskutimet gjatë dy muajve të fundit janë fokusuar më shumë në çështje që lidhen me qeverinë sesa me zgjedhjen e presidentit.

“Nuk ka pasur qëllim të arrihet deri te një president i cili ka tipare unifikuese dhe konsensuale. Ajo që është diskutuar për dy muaj rresht ka qenë Qeveria e Kosovës. A dëshiron dikush të marrë përsipër të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, por jo të arrihet deri te një emër konsensual? Andaj, çfarëdo që shihni dhe çfarëdo që dëgjoni është vetëm për konsum publik dhe për të bërë lajme; është lojë e hedhjes së fajit. Faji dihet ku është. 66 deputetë i ka LVV, udhëheq qeverinë me 21 anëtarë dhe 450 njerëz të emëruar politikisht. Për president nuk i ka. Debati nuk ka ndodhur asnjëherë dhe po vazhdon kështu. Kjo, rrjedhimisht, na çon në një situatë të thjeshtë, e cila nuk është më e mira për popullin e Kosovës: zgjedhjet. Nuk do të marrim pjesë në seancë ku do të jenë dy kandidatë të propozuar nga një parti. Ky shtet, këto institucione, nuk janë të një partie; janë të demokracisë, të shumë partive. Pra, nuk marrim pjesë në atë seancë”, tha Tahiri.

Më tej, ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për presidentin, duke theksuar se ekziston një tendencë që procesi të zvarritet deri në afatin e fundit kushtetues, raporton kp.

Sipas Tahirit, kjo qasje po shfrytëzohet për të kaluar një sërë ligjesh dhe për të bërë emërime në institucione, të cilat, janë më shumë partiake sesa konsensuale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.