Bota

Deklaratat ofenduese, Trump: Nuk kam ndërmend të kërkoj ndjesë

Edhe pse shkaktoi reagime të ashpra me sulmin jo fort dinjitoz ndaj senatorit republikan John McCain, Donald Trump nuk lëkundet nga qëndrimi i tij.

Zemërimi që ngjallën talljet e biznesmenit me të kaluarën e McCain si në kampin e republikanëve, ku ai vetë garon për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, ashtu dhe në atë të kundërshtarëve demokratë, nuk ka mjaftuar mesa duket që ai të ndryshojë mendje.

“As që kam ndërmend të kërkoj ndjesë. Do them atë që dua të them dhe pikë. E mbase kjo është arsyeja përse unë kryesoj në sondazhe, sepse njerëzit janë të lodhur nga fjalët e politikanëve dhe nga anketuesit që u pëshpërisin atyre në vesh se çfarë duhet të thonë saktësisht”, ka deklaruar Trump.

Rrebeshi i kritikave nga republikanët erdhi pas komenteve ofenduese të biznesmenit, i cili duket se po përpiqet të tërheqë sa më shumë vëmendjen me shpotitë e tij.

Vetëm se këtë herë goditi personin e gabuar. Miliarderi tha se McCain, ish-pilot i forcave ajrore i mbajtur rob për 5 vjet në Vietnam, nuk ishte hero lufte.

“Por çfarë heroi? Hero lufte sepse u zu rob? Mua për vete më pëlqejnë njerëzit që nuk u kapën”, ishin fjalët e tij, të cilat jo vetëm ngjallën tërbimin e menjëhershëm të shume republikanëve, por nuk tingëlluan mirë as tek demokratët.

Hillary Clinton u shpreh e indinjuar, duke thënë se “nuk ka asgjë për të qeshur me urrejtjen që donald Trump po vjell”.

Vetë McCain nuk i ka komentuar ofendimet e binznesmenit, të cilat ishin një reagim i këtij të fundit ndaj deklaratave të senatorit të Arizonës se, miliarderi po “nxit të çmendurit” me komentet denigruese ndaj meksikanëve.

Polemikat që Trump ka ngjallur megjithatë, çuditërisht duket se po e ndihmojnë pasi sondazhet e fundit tregojnë vërtet se ai është duke iu afruar majës së fushatës republikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button