Politika

Dekretet e ministrave, Meta: Duhet klimë bashkëpunuese, jo kriza artificiale

Mosdekretimi i ministrave të rinj nga Presidenti Bujar Nishani, çka ka sjellë një tensionim tjetër të marrëdhënieve presidencë- qeveri, për kreun e LSI-së Ilir Meta nuk duhet të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza kushtetuese artificiale.

Meta tha se fryma bashkëpunesue mes institucioneve duhet të prevalojë mbi mosbesimin e panevojshëm mes palëve, referuar edhe deklaratave të një dite më parë të ministres Ermonela Felaj.

“Unë besoj se kemi nevojë për një klimë bashkëpunuese, në respekt të Kushtetuës dhe besoj që gjithçka do të ecë sipas parashikimeve që bën Kushtetuta. Nuk kam anjë arsye për të qënë i shqetësuar se një iniciativë e tillë do të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza kushtetuese artificiale dhe të panevojshme. Duhet të ritheksoj se fryma bashkëpunuese mes institucioneve duhet të prevalojë mbi thellimin e mosbesimeve të panevojshme”, tha kreu i LSI-së.

Reforma në drejtësi do të realizohet tha Meta, duke theksuar se shpesh ka alarme të panevojshme, ndërkohë që ecuria e saj varet edhe nga axhenda e vetë Komisionit të Venecias. “Besim të plotë se reforma në drejtësi do të realizohet. Shpesh ka alarme të panevojshme, ndërsa e vërteta është se e gjithë axhenda e kësaj reforme ka ecur sipas afateve të parashikuara dhe dihet se kemi qënë dhe jemi të kushtëzuar dhe nga axhenda e vetë Komisionit të Venecias”, vijoi kreu i LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisë në mars një proces të gjerë vlerësimi e konsultimi çka do i paraprijë zgjedhjeve të reja të të gjitha strukturave në Konventën e saj në fund të vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button