☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,546 ▼1%
DOW 46,265 ▼0.87%
NASDAQ 21,670 ▼1.49%
NAFTA 116.62 ▲3.75%
ARI 4,657 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,981 ▼ -2.44% ETH $2,072 ▼ -4.17% XRP $1.2983 ▼ -3.54% SOL $78.6500 ▼ -4.23%
S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 % S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dekriminalizimi, deputetët shkojnë në polici, lënë shenjat e gishtave

Deputetët për të cilët prokuroria dyshon se preken nga ligji i dekriminalizimit kanë shkuar dje në polici ku kanë lënë shenjat e gishtave.

Policia Shkencore pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë ka nisur marrjen e shenjave daktiloskopike të deputetëve pas kërkesës së prokurorisë, e cila po bën hetim të thelluar për përfshirjen e tyre në vepra penale jashtë vendit. Deputetët të cilët janë përfshirë në procesin e dhënies së shenjave të gishtave janë: Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Gledion Rehovica, Armando Prenga dhe Artan Gaçi.

“Shqiptarja.com” ka mësuar dje se deputetët e parë të cilët kanë shkuar menjëherë të lënë shenjat e tyre të gishtërinjve janë, Artan Gaçi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.

Deputetët e tjerë kanë 5 ditë kohë nga marrja e njoftimit për të dorëzuar shenjat daktiloskopike.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për gazetën se deputetëve ju janë marrë shenjat e të dhjetë gishtërinjve, dhe po ashtu edhe shenjat e pëllëmbës së dorës, që po ashtu përmbajnë të dhëna të personalizuara. Deputetët janë fotografuar nga kjo drejtori siç skedohen të gjithë personat në polici, me një foto ballore dhe një në profil.

Këto të dhëna të Policisë  Shkencore do të dërgohen pranë prokurorisë së përgjithshme, e cila më pas do t’i përdorë ato për të kërkuar nga vendet fqinje, ose atje ku ka dyshime se gjashtë deputetët kanë kryer vepra penale.

Shenjat e gishtave do të ndihmojnë në rast se këta persona kanë kryer vepra penale ose janë të dënuar me emra të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.