Kosova

Delawie: SHBA e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,Greg Delawie, theksoi sot se “SHBA e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO”.

“Do të punojmë ngushtë me qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s”, tha Delawie gjatë një aktiviteti në Shipol të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Diplomati amerikan ritheksoi se SHBA-të janë të interesuar për mbrojtjen e të gjitha monumenteve fetare dhe kulturore të të gjitha nacionaliteteve në territorin e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe kryeshefi ekzekutiv i bankës TEB Ayhan Alibeyogly, nënshkroi sot Autoritetin më të ri për Kredi Zhvillimore në Shipol të Mitrovicës./Gazeta Express

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button