☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.74%
DOW 46,594 ▲0.55%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.68 ▼1.68%
ARI 4,791 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,100 ▲ +0.25% ETH $2,131 ▲ +1.42% XRP $1.3489 ▲ +0.39% SOL $84.0600 ▲ +1.57%
S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 % S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Denaj shpjegon pse u përshkallëzua aksioni anti-informalitet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një intervistë dhënë për ERTV ka dhënë detaje për aksionin anti-informalitet, i cili javët e fundit është intensifikuar përmes vizitave në terren të administratës tatimore me fokus në sektorët e turizmit, karburanteve e ndërtimit, që janë konstatuar që kanë rrezik më të lartë.

Denaj tha që nuk është një plan aksioni, por plan operacional, që vjen në vijim të punës së administratës tatimore doganore për të ulur nivelin e informalitetit në ekonomi. Në tremujorin e parë u rishikuan procedurat e brendshme, sidomos hetimit tatimor, i cili u riorganizuar dhe matricën e riskut. Ajo shtoi se përmes kryqëzimit të informacionit u arritën në disa rezultate, në bazë të të cilave u ndërtua një plan operacional.

Ky plan nisi me një proces monitorimi dhe ndërgjegjësimi. I pari në listë, tha Denaj, ishte sektori i turizmit, ku u bë një monitorim dhe ndërgjegjësim i 1200 subjekteve gjatë muajit maj.

U morën në telefon bizneset dhe u njoftuan të kishin kujdes, pasi nga të dhënat rezultonte se ata mund të kryenin evazion. Në korrik ishte procesi i dytë i ndërgjegjësimit dhe vizitave në terren.

Ky kryqëzim informacioni bëri që administrata tatimore të fokusohej në, turizëm, ndërtim, karburantet.

Në fokus janë sektorët që kanë mungesë trendi ndaj rritjes ekonomike dhe deklarimit të shifrave kryesisht të TVSh-së bruto, por njëkohësisht dhe vëllimet e deklaruara nga bizneset.

Denaj dha dhe disa rezultate paraprake të aksionit. Në sektorin e turizmit, ku filloi plani në maj, me monitorimin, njoftimin, janë 1173 verifikime dhe 417 shkelje.

Ajo shtoi se dy fenomene në mënyrë të vazhdueshme përsëriten në gjithë rajonin. “Janë 1600 biznese në booking, por jo në organet tatimore”. Në fokus ka qenë ndërgjegjësimi, pasi shumica e bizneseve kishin pasur dhe neglizhencë për tu regjistruar.

Për 6 mujorin e dytë janë negociuar planet, për të qenë jo vetëm plane sasiore, por plane që për atë qytet e rajon të jenë në përputhje me të dhënat e caktuara dhe numrin e bizneseve në atë zonë.

“Ndëshkimi do të vijë pas ndërgjegjësimit dhe monitorimit. Është përgjegjësia jonë që të bëjmë përpjekje paraprake parandaluese”, tha Denaj.

Ajo tha që është e hapur që bizneset të bëjnë çdo denoncim në rast se do të hasen me abuzime nga inspektorët e tatimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.