Kosova

Deri në dhjetëmijë ankesa për statusin e veteranit

Ankesat e atyre që po pretendojnë se u është bërë e padrejtë nga Komisioni për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit, Pjesëmarrësit apo të Internuarit të UÇK-së, pasi u është refuzuar statusi i veteranit, vazhdojnë të rritën.

deri-n-euml-dhjet-euml-mij-euml-ankesa-p-euml-r-statusin-e-veteranit_hdDeri më tani në këtë Komision janë grumbulluar rreth 8 mijë ankesa, të cilat do të nisin të shqyrtohen posa të përfundoj afati për t’u ankuar.

Megjithatë, zyrtarët e këtij komisioni nuk japin afat se kur do të përfundojnë me shqyrtimin e ankesave në mënyrë që të dalin listat përfundimtare, duke thënë se posa të përfundoj afati i ankimimit do të fillojnë me shqyrtimin e tyre.

Veli Bytyçi kishte ardhur nga fshati Shkozë e Komunës së Malishevës, për të bërë ankesë, pasi pretendon se iu është bërë e padrejtë kur nuk e futën në listën e veteranit, por vetëm si pjesëmarrës.

“Kam ardhur këtu sepse janë bërë disa të padrejta. Unë jam kyçur në luftë me 5 maj 1998, e deri në mbarim të luftës. Ka njeri që nuk ka marr pjesë në luftë e janë të kyçur veteran. Unë e di që 46 kemi qenë ushtarë në fillim të luftës. Mobilizimin e kemi bërë më vonë. Unë e lypi drejtën time si veteran, e jo pjesëmarrës”, thotë Bytyçi për KosovaPress.

Bytyçi thotë se ka qenë i kyçur në Brigadën 124 “Gani Paqarizi”, komandant i së cilës ka qenë Betim Krasniqi, i cili në luftë ka pasur nofkën “Bardhi”.

Ai pret që ankesa e tij të shqyrtohet dhe të pranohet dhe t’iu njihet statusi i veteranit, e jo vetëm i pjesëmarrësit.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit apo të Internuarit të UÇK-së, Agim Çeku tha për KosovaPress, se deri më tani janë diku 16 për qind apo rreth 8 mijë aplikanë që kanë bërë ankesa, të cilët pretendojnë se u është bërë e padrejtë.

“E kemi formuar komisionin e ankesave, kemi nxjerr rregulloren e punës, aprovuar dhe do të fillojmë menjëherë sapo të skadojë afati i dorëzimit të ankesave. Deri tani janë rreth 8 mijë ankesa, por deri në fund llogarisim që do të jenë diku deri kah 10 mijë ankesa”, tha Çeku.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë afate se kur mund të përfundojnë këto ankesa, sepse të gjithë ata akterë që janë përfshirë në këtë proces po bëjnë një punë voluminoze, derisa ka theksuar se ky proces nuk do të dështojë, pavarësisht se dikush punon për dështimin e tij.

“Jo, jo procesi nuk do të dështojë. Do të dështojnë ata që dëshirojnë dhe ka të tillë që punojnë për të dështuar këtë proces, por procesi nuk do të dështojë”, theksoi ai.

Avokati Afrim Salihu, thotë se ka pasur shumë persona të cilët iu kanë drejtuar për t’ua bërë ankesat, meqë pretendojnë se u është bërë e padrejtë kur u është refuzuar statusi i veteranit.

Ai shton se shumica dërrmuese e tyre kanë fakte, ku disa nga ta kanë kartela identifikimi, certifikata nga ish-Trupat Mbrojtëse të Kosovës, deklarata të shkruara nga komandantët e tyre dhe fotografi ku shihet se kanë qenë në luftë.

Deri tani janë publikuar listat preliminare të të gjitha zonave operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, megjithatë pjesëtaret e Policisë Ushtarake dhe Fondit “Vendlindja Thërret”, ende nuk janë në këto lista.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button