☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.68 ▼3.3%
ARI 3,918 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.68 ▼3.3 % ARI 3,918 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Një aksident i rëndë është regjistruar në një minierë kromi në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar gjatë procesit të punës. Viktima është identifikuar si Ilir Kalaveri, banues në Burrel, i cili punonte si minator/brigadier në subjektin privat që menaxhon aktivitetin minerar.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga masivi i kromit. Forcat e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Pjesë e verifikimeve do të jenë edhe kushtet e sigurisë në punë, si dhe dokumentacioni dhe procedurat e kompanisë që administron minierën.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.