☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,985 ▲ +1.13% ETH $2,113 ▲ +2.07% XRP $1.3467 ▲ +1.78% SOL $82.5500 ▲ +1.14%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dhuna në Kuvend, mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Ndreun e Ndokën

Është mbyllur sot shqyrtimi gjyqësor për çështjen e Ndreut dhe Ndokës. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar deputeti Paulin Stërkaj dhe një oficer i Gardës së Republikës.

dhunaGjatë dëshmisë së tij, Stërkaj theksoi se nuk ka parë nga afër incidentin ku deputetët u përplasën fizikisht mes tyre në ambientet e Kuvendit. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Ndreut theksoi se “s’jemi para goditjes për shkak të detyrës”.

Nga ana tjetër ai theksoi se ngjarja në fjalë ka qenë një zënkë mes deputetëve. Ndërkohë, në seancën e radhës pritet të jepet pretenca për dy deputetët. Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisi pas kallëzimit të dorëzuar më 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në kallëzim thuhet se më 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës deputetin demokrat Genc Strazimiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.