☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -4.38% ETH $2,189 ▼ -5.88% XRP $1.4631 ▼ -4.02% SOL $90.2700 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Die Presse: Thaçi tronditi sërish Serbinë

E përditshmja prestigjioze austriake “Die Presse” ka bërë një analizë për refuzimin e Serbisë për të lejuar shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd.

die-presse-tha-ccedil-i-tronditi-s-euml-rish-serbin-euml_hdNë këtë analizë “Die Presse” thotë se pavarësisht shkuarjes apo mos shkuarjes së “gjarprit” në Beograd, ai ka arritur që edhe njëherë të tronditë Serbinë, ndërsa brenda Kosovës të rikonfirmojë fuqinë e pakontestueshme.

“Nëse Thaçi tani vërtetë do të udhëtojë apo nuk do të udhëtojë për në Beograd: vetëm me deklarimin e vizitës së tij, ish-kryeministri ka vënë veten në shtëpinë e tij edhe një herë si njeriun e fortë të skenës së vendit – dhe e solli në të njëjtën kohë në telashe Serbinë si mikpritës refuzues”, thuhet në këtë analizë.

Gazeta austriake shkruan se tani Serbia, pavarësisht vendimit të refuzimit apo mos refuzimit të vizitës së Thaçit në Beograd, është në pozitë të pafavorshme, sidomos në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohen në Bruksel.

“Nëse Beogradi e ndalon vizitën ose lejon ta arrestojë mysafirin e padëshiruar, Serbia edhe një herë qëndron si kryeneçe penguese e paqes në procesin e vështirë të normalizimit. Në qoftë se Serbia lejon vizitën, i ka të garantuara protestat e dhunshme”, thuhet në këtë analizë.

Gazeta shkruan se ndryshe nga Serbia, Kosova ka treguar angazhim për paqe dhe ka garantuar sigurinë e presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiç gjatë vizitave në Kosovë.

“Die Presse” shkruan se gjyqësori serb kërcënon dhe publiku serb po vlon në Serbi.

“Ekzekutuesi nuk ka vend në Beograd!”, reagoi me zemërim tabloidi serb “Alo!”.

“Gjarpri nuk mund të largohet nga provokimet”, e inatosur reagoi edhe gazeta “Blic”.

“Thaçi duhet së pari të dëshmojë në gjykatë, se ai nuk ishte i përfshirë në krimet e kryera kundër serbëve. Pastaj, ai mund të vijë në Beograd”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.