Bota

Dimër i gjatë i opozitës ruse pas vdekjes së Nemtsovit

E privuar nga gjithë ndikimi politik që ka ardhja në pushtet e presidentit Vladimir Putin, opozitës ruse nuk i duhej vrasja e Boris Nemtsovit për t’u mpakur edhe më.

7A646E9B-4A9F-4467-A6A0-A6354E6D4FC8_mw505_mh331_sVala e emocioneve që shkaktoi kjo vdekje mesa duket nuk ishte e mjaftueshme për të bashkuar opozitën dhe për t’i dhënë fund dimrit politik të saj.

Më 1 mars, vetëm dy dite pas vrasjes së tij në zemër te Kremlinit, dhjetëra e mijëra njërez morën pjesë në homazhin që u zhvillua për nder të tij në Moskë, një marshim i jashtëzakonshëm që të kujtonte marshimet që u zhvilluan kundër qeverisë ruse në vitet 2011-12.

Por, sipas ekspertëve, duhet bërë akoma më shumë për të çuar në plan të parë këtë opozite të dobët dhe të ndarë që është shndërruar një opozitë gati të padukshme në këtë shekull.

”Ideja që viktima mund ta çonte popullin drejt rebelimit kundër kësaj klime urrejtjeje dhe intolerance tani ngelet vetëm një ëndërr e bukur”, tha gazetari Clifford Gaddy, analist në Brookings Institute dhe autor i një libri për presidentin rus.

Karriera politike e Boris Nemtsovit ishte kryesisht një vazhdim i reformave properëndimore ruse.

Ai mbetet një simbol i reformave postsovjetike dhe trazirave të vitit 1990.

Ai mbetet gjithashtu një ndër zërat e fundit që u ngritën kundër Vladimir Putinit dhe personi i fundit i aftë për të unifikuar opozitarët, me anë të manifestimeve të duhura.

Dhe së fundmi, pak rëndësi ka se kush e vrau apo se kush e urdhëroi vdekjen e tij, nëse ai u vra për të kënaqur Vladimir Putinin apo nëse u vra nga ultra-nacionalistët apo nga islamiket, rezultati ngelet i njëjtë.

”Kjo ngjarje zhvillon një atmosferë frike për të gjithë ata persona që kanë qëndruar pas tij”, pohon Gaddy.

Vdekja e Boris Nemtsovit pati dhe disa efekte në radhët e opozitës liberale.

Disa prej tyre u ulën sërish për të diskutuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

”Probabiliteti për një bashkim të mundshëm është rritur shumë pas vdekjes së Boris Nemtsovit”, dëshiron të besojë miku i tij, Vladimir Miloy duke qëne në dijeni te plotë që disa prej figurave të opozitës po mendojnë seriozisht largimin nga vendi.

”Ne diskutojmë, por kemi mendime të ndryshme, disa duan që veteranet t’u lënë vendin më të rinjve, ndërsa veteranët nuk duan të lënë asgjë në duart e amatorëve”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button