☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 88.27 ▲5.78%
ARI 5,197 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 88.27 ▲5.78 % ARI 5,197 ▼0.86 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 88.27 ▲5.78 % ARI 5,197 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Dimitrov: Anëtarësimi në NATO me emrin IRJM

Maqedonia po shqyrton mundësinë e shfrytëzimit të referencës së përkohshme IRJM për anëtarësim në NATO, ka deklaruar për Financial Times ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Kjo sipas shefit të diplomacisë do të ndihmonte në qetësimin e gjendjes në Ballkan. Dimitrov i cili të mërkurën në Athinë do të takohet me homologun e tij grek, Kocias, ka deklaruar për gazetën britanike se ende është herët të flitet për propozime konkrete për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Do ta pyesim Greqinë se çfarë fqinj dëshiron të ketë. Dëshiron shtet stabil dhe mik që ofron shpresë, demokraci dhe drejtësi? Nëse ne jemi fqinj i mirë i Greqisë, ndoshta forcat politike greke do ta kuptojnë se po na jepet një shans historik – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Financial Times shkruan se përzierja e Rusisë në punët e brendshme të vendeve të Ballkanit e forcon vendosmërinë e Perëndimit që të zgjidh çështjen e emrit dhe pranimin e Maqedonisë në NATO dhe me këtë të forcoj pozicionin e saj në rajon. Për qëndrimin e Dimitrov ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Nga partia e Nikolla Gruevskit kërkojnë që Qeveria e re të mbaj premtimin për anëtarësimin e vendit, por duke mos shkelur mbi interesat kombëtare.

 Ministri i rij Nikolla Dimitrov nuk guxon të lëviz nga interesat shtetërore dhe kombëtare siç janë anëtarësimi në strukturat euro-atlantike dhe mbrojtja e identitetit maqedonas – tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Çështja e emrit ishte temë diskutimi edhe mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Lidhur me referencën e përkohshme IRJM, Stoltenberg tha se cilado referencë nuk do të paraqet asnjë problem nëse e njëjta pranohet nga të gjitha palët.

 Ajo që neve e kemi potencuar në çdo samit që nga viti 2008 është se neve na nevojitet zgjidhje e përbashkët dhe e pranueshme për të gjithë në kuadër të kornizave të NATO-s. Ne nuk jemi të përqendruar në llojin e zgjidhjes, por gjëja më e rëndësishme është që ajo të pranohet. Derisa pranohet nga Greqia dhe IRJM-ja, atëherë neve na mbetet të heqim bllokadën. Nuk është punë e imja të diktoj se çfarë zgjidhje duhet, por them se duhet të jetë në korniza të punës së Kombeve të Bashkuara – u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg shtoi se NATO kupton rëndësinë e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike dhe se gatishmëria e tyre u dëshmua edhe me pranimin e Malit të Zi në organizatën veri-atlantike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.