⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.68 ▼0.85%
ARI 4,203 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,048 ▲ +1.39% ETH $2,438 ▲ +3.22% XRP $1.3323 ▲ +1.94% SOL $105.2200 ▲ +2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.68 ▼0.85 % ARI 4,203 ▲0.78 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.68 ▼0.85 % ARI 4,203 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Grenell: Osmani dhe Kurti kanë qenë të tmerrshëm

Ish-përfaqësuesi amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump 1, Richard Grenell, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për median e Shqipërisë “TV Syri”, mes tjerash ka thënë se administrata Trump 2 e mbështetë fuqishëm Kosovën dhe integritetin territorial të saj.

Grenell ka thënë se Osmani po gënjen dhe se Kurti (kryeministri Albin Kurti), bashkë me Osmanin kanë qenë ekip i tmerrshëm.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti dhe Osmani kanë qenë të tmerrshëm dhe këtë të gjithë e kemi parë qartë. Ajo do të thotë gjithçka për të shpëtuar veten politikisht”, ka thënë Grenell në një postim në platformën “X”.

Të hënën presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës në “TV Syri” ka thënë se falë punës së përbashkët të stafit të saj kanë mundësuar takimin me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio, për të cilin  Osmani tha se ka qenë pro integritetit territorial të Kosovës, pro sovranitetit të Kosovës dhe se është biseduar gjithashtu edhe për futjen e Kosovës në NATO.

Presidentja Osmani deklaroi se për këto kanë folur pa iu kërkuar asnjë koncension Kosovës dhe po ashtu me zero shpenzime për lobim.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.