☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,607 ▲1.21%
DOW 46,775 ▲0.94%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 100.09 ▼1.27%
ARI 4,813 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,790 ▲ +1.13% ETH $2,154 ▲ +2.46% XRP $1.3630 ▲ +1.88% SOL $85.8900 ▲ +3.76%
S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 % S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Dimri kërcënon refugjatët

Me afrimin e dimrit, Bashkimi Europian paralajmëron mbi rrezikun e një katastrofe humanitare për dhjetëra mijëra refugjatë. Vendet e bllokut janë nën presionin të mbajnë premtimet e bëra, në një kohë kur fluksi i të ardhurve sa vjen e rritet.

Rënia e temperaturave nuk e ka frenuar dyndjen e refugjatëve në Europë. Mbi 770 mijë vetë kanë mbërritur në BE nga deti këtë vit dhe mijëra të tjerë priten akoma, shumica si përherë nga dy vendet e Lindjes së Mesme të munduara prej konflikteve, Siria dhe Iraku. Ministrat e Brendshëm të bllokut u mblodhën të hënën në Bruksel për të diskutuar si do të veprohet në vazhdim.

Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut, u shpreh: “Bashkimi Europian duhet të bëjë çmos për të shmangur katastrofën tani që dimri është pranë. Ne nuk mund t`i lëmë njerëzit të vdesin nga i ftohti në Ballkan”.

Mijëra emigrantë të sistemuar përkohësisht në çadra në disa shtete ballkanike kanë nevojë urgjente për akomodim më të mirë. Udhëtimit sfilitës të refugjatëve në rrugën e ndjekur drejt veriut të Europës, tashmë i shtohen edhe kushtet ekstreme të motit. Gjatë ditës, temperaturat vazhdojnë të jenë të pranueshme, por natën, në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë, ato bien deri nën 0 gradë.

Vendet përgjatë rrugës së Ballkanit kanë pasur vështirësi të mëdha në ngritjen e vendstrehimeve dimërore. Ditët e fundit, në Rigoncë të Sllovenisë, shumë refugjatëve u është dashur të qëndronin jashtë, në shi dhe të ftohtë, pa asnjë mbrojtje. Pjesa dërrmuese e strehave të emergjencës në këtë vend nuk janë të përshtatshme për dimër. As në shtetet e tjera të rajonit situata nuk është më e mirë. Anëtarët e BE-së kanë rënë dakord për një sërë masash që duhet të ndihmojnë në përballimin e krizës, por kritikët vërejnë se implementimi i tyre është tepër i ngadaltë.

Ministri i Brendshëm gjerman, De Maiziere, tha në Bruksel se blloku thjesht po tregohet tepër i ngadaltë përballë vërshimit të refugjatëve, ndërsa homologu i tij francez Bernard Cazeneuve u shpreh se BE-ja nuk mund të marrë në mënyrë sistematike vendime urgjente dhe pastaj të kërkojë kohë për vënien e tyre në jetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.