☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.99 ▼1.96%
ARI 4,205 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,147 ▲ +0.38% ETH $1,660 ▼ -0.03% XRP $1.1349 ▲ +1.41% SOL $66.4900 ▲ +1.76%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.99 ▼1.96 % ARI 4,205 ▲2.21 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.99 ▼1.96 % ARI 4,205 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Diplomacia ekonomike në fokusin e politikës së jashtme- Ministri Hoxha fton biznesmenët grekë të zgjerojnë aktivitetin në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Hoxha, gjatë vizitës së tij në forumin e Delfit, zhvilloi një takim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë.

Diskutimet u përqendruan mbi potencialin e madh që ofron sot Shqipëria si një treg i hapur për investime, mbi mundësitë konkrete dhe garancitë që ofron një ekonomi gjithnjë e më dinamike dhe miqësore ndaj investitorëve të huaj.

Nw një reagim në platformën X, ministri Hoxha ka theksuar rëndësinë e diplomacisë ekonomike si pjesë e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë, ka vënë në pah potencialin e madh që ofron sot Shqipëria si një treg i hapur për investime.

“Diplomacia ekonomike është një shtyllë e politikës sonë të jashtme. Shqipëria sot ofron një treg të hapur për investime, me mundësi të shumta dhe garanci për një ekonomi dinamike e miqësore ndaj investitorëve të huaj.

Ministri Hoxha ka nënvizuar se Shqipëria ofron mundësi dhe garanci për investitorët e huaj, falë një ekonomie gjithnjë e më dinamike dhe miqësore ndaj biznesit.

“Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë të forcohen mbi baza të qëndrueshme bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjellë. Greqia është sot partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për eksportet tona.”

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë, sipas tij, po forcohen mbi baza të qëndrueshme bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjellë.

Sipas ministrit, Greqia renditet sot si partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për eksportet shqiptare, siç dëshmohet nga rritja e vazhdueshme e shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2025 dhe muajve të parë të vitit 2026.

“Investimet greke janë në rritje, me mbi 800 ndërmarrje që operojnë në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare. Potenciali mbetet edhe më i madh dhe kërkon një angazhim të shtuar e inovativ për më shumë kontakte dhe rrjetëzim.”

Megjithatë, Hoxha ka theksuar se potenciali mbetet edhe më i madh dhe mundësitë janë të shumta, veçanërisht në kuadër të perspektivës “Shqipëria 2030”, që kërkon një angazhim të shtuar, praktik dhe inovativ për më shumë kontakte dhe rrjetëzim.

Ai ka vlerësuar gjithashtu rolin e komunitetit shqiptar në Greqi, duke e cilësuar si një urë të fortë lidhëse ekonomike mes dy vendeve dhe një faktor të rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik afatgjatë, me përfitime të ndërsjellta.

#DiplomaciaEkonomike në politikën e jashtme. Në #Delfi pata kënaqësinë e një bashkëbisedimi përmbajtësor me përfaqësues të Unionit të #Biznesmenëve Grekë mbi potencialin e madh që ofron sot Shqipëria si një treg i hapur për investime, mbi mundësitë, por edhe garancitë që ofron… pic.twitter.com/J0WUGVBjrk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.