☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,123 ▲ +0.94% ETH $2,031 ▲ +1.35% XRP $1.3549 ▲ +0.97% SOL $83.9700 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Dita e fundit e G7-s, vëmendja kthehet nga Afrika

Kriza e emigrantëve po dominon ditën e fundit të samitit mes liderëve të G7-s. Në bisedimet e zhvilluara marrin pjesë edhe udhëheqësit e Tunizisë, Kenias, Etiopisë, Nigerit e Nigerisë.

Italia zgjodhi të organizojë samitin në qytetin bregdetar për të kthyer vëmendjen nga Afrika dhe rreziqet për emigrantët që kalojnë Mesdheun drejt Europës.

Ajo po përpiqet të inkurajojë vendet më të pasura të botës se mbështesin vendet afrikane në zhvillimin e ekonomive të tyre, diçka kjo që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit drejt Europës.

Por një diplomat tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se propozime të tjera italiane, që synojnë të theksojnë përfitimet nga emigracioni e promovimin e iniciativave të mëdha për sigurinë në ushqim, u rrëzuan përpara samitit pas kundërshtive të presidentit Donald Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se është veçanërisht kundër një deklarate që thekson përfitimet e emigracionit. Tregtia është një tjetër pikë, e cila ka nxjerrë në pah përçarjet. G7-ta ka qenë promovues i flaktë i tregtisë së lirë dhe vitin e kaluar u vu theksi tek shmangia e proteksionizmit. Por kjo ishte para zgjedhjes së Donald Trump-it president dhe fushatës së tij me sloganin “Amerika e para”.

Ai është shpehur kundër gjuhës së përdorur në samit për tregtinë e lirë në favor të një axhende proteksioniste. Trump është gjithashtu kundër marrëveshjes klimatike të Parisit dhe ka kërcënuar të tërhiqet prej saj. Ai nuk e ka sqaruar ende pozicionin e tij përfundimtar për liderët e G7-s e megjithatë Sekretari i Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres tha se pavarësisht vendimit të SHBA, ujdia e Parisit për reduktimin e gazrave serre do të mbijetojë.

Lufta kundër terrorizmit duket të jetë e vetmja çështje e rëndësishme për të cilën liderët e G7-ës janë dakordësuar për një deklaratë të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.