🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ditët e fundit të Dr Florit. A e paramendoi vdekjen e tij?

Mësohet se shkaqet që mund ta kenë shpënë drejt vdekjes Dr Florin (foto me vajzen Kaltrinen),  kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive. Nga njerëz të tij afërm mësohet se këngëtari i njohur ishte shumë keq në javët e fundit. Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur,  për kurimin jashtë të të cilit, ai nuk kish arritur dot të siguronte të ardhura. Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij  Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.

Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta m

ungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e qenies së dashur e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.

Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike? E vështirë të thuhet. Megjithëse të gjitha veprimet e kohëve të fundit të lenë të mendosh se gjithshka, deri në marrjen e overdozës ka qenë e përgatitur.

dr flori_1

Gjithësesi, ajo që mësohet nga të afërmit e tij është fakti se gjatë natës së mbrëmshme, nën efektin e gjendjes së tij të rëndë, ai ka marrë një mbidozë kokaine. E llahtarisur e shoqja e tij Blerina ka marrë rreth orës 6 të mëngjesit, të vëllanë, pasi ka kuptuar se gjendja ishte bërë e pakontrollueshme.  Por  përçapja e saj ka qenë e kotë dhe e vonuar. Këngëtari ka vdekur në duart e të vëllait.  Nuk ka vlejtur fare vajtja e tij në ambulance e as doza e insulinës që i ka injektuar mjeku. Florian Kondi ka ndërruar jetë  ende pa mbërritur në spitalin Nënë Tereza. Mbidoza e marrë me dashje apo nga pakontrolli i ka marrë jetën. Pikërisht ashtu sikurse këngëtari pati deklaruar në daljen e tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë”: “Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundë droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë”.

Ashtu e mori ajo edhe Dr Florin, artistin kontrovers që ashtu si me jetën dhe kthesat e tij, me këngët që bëri, me njerëzit që mbështeti apo fshikulloi, do të lërë pas një mister: a pati një fluturim të programuar drejt qiellit, apo realizoi dhe në jetë profecinë që kish thënë në TV, e mundi droga?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.