Politika

Djegia e mandateve, Paloka: I qëndrojme deri në fund bojkotit

Më 18 dhjetor Parlamenti do të mblidhet për herë të fundit në seancë plenare. Çka do të thotë se ky është momenti i fundit brenda rrjedhës normale parlamentare që Partia Demokratike të mos djegë mandatet e deputetëve të saj.

1417615187edipalokasotintervista“Ne nuk bejme llogari aritmetike.Vendimi yne per te dale nga Parlamenti eshte vendim politik dhe ne nuk mund te rrime e te shohim daten se kur do skadoje mandati. Ato llogari le t’i beje Rama me Meten. Kemi marre nje vendim politik dhe do t’i qendrojme deri ne fund”, tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Paloka eshte shume i qarte edhe se çfare do te thote “deri ne fund”.

“Nese nuk zbatohet ajo qe ne kerkojme, pra, nje marreveshje nen monitorim nderkombetar qe kjo Qeveri, kjo mazhorance te zbatoje ligjin dhe kushtetuten, atehere, ne me ate te ashtuquajtur Parlament s’kemi asnje lidhje’, u shpreh Paloka.

Gjate 3 javeve te fundit mazhoranca ka miratuar dy prej kerkesave te opozites, zbatimin e vendimeve te Gjykata Kushtetuese me ngritjen e Komisionit Hetimor dhe Ndryshimin e Rregullores per te drejten e fjales nga opozita menjehere pas Kryeministrit. Por per opoziten keto veprime jane jo vetem te vonuara, por edhe tallje me shtetin ligjor.

“Kushtetuta nuk eshte per t’u zbatuar sipas tekave te Rames dhe Metes. Kur eshte ne humor Rama, ta kalojme dhe kur nuk eshte ne humor, ta pengojme. Jane veprime qe duhet te ishin bere shume me perpara dhe sot situata eshte e tille qe nuk rregullojne dot gje me farsa te tilla”, tha Paloka.

Por edhe humori brenda grupit parlamentar demokrat ka nisur te pesoje luhatje.

Top Channel: A e keni marre parasysh qe ndoshta disa deputete te PD-së mund te thyejne vendimin politik te opozites?

Edi Paloka: Une flas per vendime politike dhe opozita, Partisë Demokratike, funksionon ne baze te ketyre vendimeve. Gjithsecili pastaj le te beje zgjedhjet e tij personale. Nese mendon se ate mandat nuk ia ka dhene PD, por e ka marre per merite te vet, atehere le te shkoje ne parlament.

Kjo eshte ende per t’u verifikuar dhe ende e paqarte, por tani per tani, per Partine Demokratike jo parlamenti, por protestat jane zgjidhja.

“Mandatet na i kane dhene njerezit jo per t’u bere farse ne nje vend ku mblidhen gjoja deputetë dhe një gjoja qeveri. Ne do te merremi me njerezit dhe sigurisht qe pergjigja do te jete vetem protesta. Proteste ndaj nje qeverie dhe ndaj nje Kryeministri, qe nuk ka fjale tjeter veç burg. Burg per gjithçka. Ky eshte Rama, keshtu qe me nje njeri te tille une mendoj qe vetem me protesta dhe forma te tjera mund te merresh vesh”, tha Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button