☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

Analisti Frrok Çupi thotë se 61 bashki në territorin shqiptar janë shumë, teksa sipas tij, reforma territoriale po merr peshë më shumë sesa duhet.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se djegia e teserave të PS në Poliçan, ishte veprim i shëmtuar.

Lidhur me propozimin e PD për 100 bashki, Çupi e cilësoi qesharake.

“Propozimi i kryeministrit është formuluar si ide qysh prej fillimit të idesë së reformës territoriale. Kemi hyrë në 60 ditëshin e përcaktuar sipas ligjit. Është një nga reformat e cila, po merr peshë më shumë sesa duhet. Praktikisht, reforma në drejtësi nuk është diskutuar kaq gjatë, me nerv. Këtë tension nuk e ka krijuar në popull, këtë komedi nuk e ka bërë. Reforma territoriale ka vlerë, sjell reforma të tjera. Është shumë i hallakatur pushteti lokal me 61 bashki. Këto bashki janë për arsye qokash. Reforma nuk e ka peshën, reforma në territore nuk e ka peshën tek numri i bashkive, ky është problemi i madh. Jo vetëm në Poliçan, edhe në bashki të tjera e kanë bërë këtë shaka të shëmtuar. Kanë djegur teserat e PS, kanë djegur veten.

Është nervozizëm i tepruar i kryetarit të bashkisë. Të gjitha bashkitë, që nuk do jenë bashki, tregojnë se kryebashkiakët janë të korruptuar, kanë nxjerrë njerëzit për të protestuar. I paguajnë, me favore, me ndere. Propozimi i PD me 100 bashki, nuk është real, qesharak. Akoma më qesharak se 61 bashki. Pa projekt, pa program, pa skema, pa kosto, pa rezultate. Populli ka nevojë për zgjidhje. Opozita nuk do ta votojë reformën”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.