☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Strategjia e re e Kulturës synon ta kthejë Shqipërinë në një qendër rajonale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, dokumentin që do të orientojë politikat publike për zhvillimin e sektorit kulturor gjatë pesë viteve të ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se strategjia është hartuar pas një procesi të gjerë konsultimi, ku kanë kontribuar mbi 100 profesionistë të fushës, janë zhvilluar 50 takime me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe janë përpunuar rreth 600 pyetësorë në kuadër të konsultimit Delphi.

Sipas ministrit, dokumenti sjell një qasje të re për zhvillimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, duke parashikuar reforma ligjore dhe një sërë masash mbështetëse për sektorin.

Strategjia parashikon sipas Gonxhes vendosjen e statusit të artistit, rritjen e mbështetjes për krijuesit dhe skenën e pavarur, krijimin e një skeme kompensimi për bartësit e trashëgimisë kulturore jomateriale, si dhe përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të muzeve, arkivave dhe shërbimeve kulturore.

Në të njëjtën kohë, dokumenti e konsideron kulturën si një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, social dhe turistik të vendit, me objektivin për të rritur investimet në këtë sektor në 1–1,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.

Sipas Gonxhes, zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030 synon të konsolidojë Shqipërinë si një qendër të rëndësishme kulturore në Ballkanin Perëndimor dhe si një aktore aktive në hapësirën kulturore evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.