🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 97.14 ▼1.59%
ARI 5,003 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +2.76% ETH $2,277 ▲ +7.52% XRP $1.4734 ▲ +4.16% SOL $93.8500 ▲ +6.27%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 97.14 ▼1.59 % ARI 5,003 ▼1.15 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 97.14 ▼1.59 % ARI 5,003 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

DLDP prezanton pr/ligjin e ri për qeverisjen vendore në kuadër të decentralizimit dhe reformës territoriale

Një projektligj i ri për qeverisjen vendore u prezantua sot në Tiranë nga Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (DLDP), i mbështetur nga ambasada Zviceriane.

Pr/ligji, që është ende në fazë diskutimi ndahet në katër shtylla kryesore, Nxitja e Barazisë Gjinore, menaxhimi mbetjeve, funksionimin e qeverisë vendore, si dhe administrimi fondeve.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me këtë rast, Albana Dhimitri , specialiste DLDP, shpjegoi risitë që sjell drafti në kuadër të ndryshimeve në organizmin dhe funksionim të qeverisjes vendore. Sipas saj, Reforma Administrative Territoriale, ajo e dencentralizimit dhe implementimi i këtyre reformave në ligjin organik kanë nevojë për një kuadër të ri ligjor. “Risitë e pr/ligjit është fakti se drafti përcakton një raport të qartë mes mardhënieve mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore. Po ashtu, pr/ligji ri i propozuar nga programi DLDP, sjell një kuadër të ri të marredhënieve të transparencës dhe të drejtës për pjesëmarrje të qytetarëve në vendimarrjen e organeve të pushtetit vendor”, tha Dhimitri.

Ajo shtoi se ndër risitë që sjell drafti ri është dhe ndryshimi i funksionimit të këshilltarit, i cili do të jetë i papaguar, pasi ai nuk do të jetë më një funksionar publik, por një përfaqësues i kazuzës së komunitetit”, vijoi Dhimitri, e cila tha se dhe Kryetari Bashkisë me pr/ligjin e ri do të ketë forcim të rolit të tij, teksa do të krijohen  këshillat komunitare të lagjeve.

Dr. Saemira Pinoni, specilaste në politikat e barazisë gjinore, sqaroi ndryshimet ligjore që propozon drafi në kuadër të nxitjes së barazisë gjinore. Sipas saj thelb i ligjit është monitorimi i ndikimit të legjislacionit të barazisë gjinore dhe antidiskriminimit, duke identifikuar problematikën dhe duke trajtuar ato përkatësisht, me qëllim eliminimin e efektiv të diskriminimit të grave. Sipas Pinonit pr/ligji ri parashikon që norma prej 30% e Këshilltarëve të jetë femra të jetë e detyruar dhe të zbatohet konkretisht”.

Sa i takon sektorit të mbetjeve urbane, Eduard Cani, specialist, tha se në thelb të draftit është rishikimi i funksioneve dhe kompetencave aktuale në kuadër të, funksionimit të ujit, kullimit, shërbimeve sociale etj. “Për herë të parë ligji parashikon një kre të veçantë për “Administrimin e Sëhrbimeve Publike”, si dhe përcaktimi i mënyrës për realizimin e këtij shërbimi”, nënvizoi Cani.

DLDP është Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp) mbeshtetur nga Qeveria e Zvicrës, qe prej vitit 2006 punon me  Njesite e Qeverisjes Vendore ne qarqet Shkoder e Lezhe, dhe nga  viti 2014 dhe ne qarqet Durrës, Kukës e Dibër. DLDP mbështet njësitë e qeverisjes vendore në fusha të tilla si (i)planifikimi strategjik dhe financiar, (ii) aksesim dhe menaxhim fondesh përmes projektesh, (iii) shërbime publike (specifikisht menaxhim mbetjesh) dhe administrative si dhe Rrjetin e Grave në Politikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.