Do të duhej të ishte në shkollë, e vritet në Siri
Në Gjilan është hapur edhe një e pame, sërish për një të ri që ka rënë në luftimet që po ndodhin në tokat arabe.
Melos (Selami) Kosumi, një shtatëmbëdhjetëvjeçar, i cili do të duhej të ndiqte mësimet në klasën e njëmbëdhjetë, është vrarë para një jave.
Familjarët janë tronditur edhe më shumë pasi ata as që pandehnin se fëmija i tyre kishte shkuar për të luftuar në frontet e Sirisë pasi ai nuk u kishte treguar. Përkundrazi, sa ata dinin, djali i tyre ishte duke vazhduar shkollimin në Turqi, por doli e kundërta dhe familja ka mundur ta konfirmojë tek tashti vrasjen e tij. Selami Kosumi, prind i Melosit të vrarë, ka pranuar se ka marrë lajmin për vrasjen e të birit




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.