🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,968 ▼ -1.68% ETH $2,057 ▼ -3.87% XRP $1.3179 ▼ -2.35% SOL $79.0000 ▼ -2.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Dogana e Kosovës në Durrës, Rama: Kjo kthen kufirin në informal


Takimi dhe firmosja e disa marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës vitin e kaluar në Pejë ka nisur së zbatuari.

Edi Rama e cilësoi një ditë të shënuar në rrugën e afrimit të pandalshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, këtë të martë të hapjes së Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Kjo zyrë përbën hapin e parë të rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një bashkëbisedim me personelin nga pala kosovare, kryeministri Rama u informua për lehtësitë që do të sjellë pika e përbashkët doganore, në këndvështrimin e atyre që do të punojnë përditë në këtë zyrë.

Duke vlerësuar këta punonjës që do të bëjnë transaksionin e parë të zyrës, kryeministri Edi Rama u njoh prej tyre me procedurën.

“Bizneset nga Kosova do të kenë mundësi të bëjnë deklarimet këtu, dhe nga këtu dërgesat do të vazhdojnë në çdo pjesë të Kosovës pa pasur nevojë të kalojnë në asnjë vend tjetër. Në vendkalimin e Morinës do të ketë një kontroll vetëm 3-4 sekondësh, vetëm do verifikohet deklarata. Kjo do të mundësojë që bizneset që do të kalojnë të kenë avantazhe. E rëndësishme është koha, dhe bizneset që do të deklarojnë nga Durrësi të kenë një kursim vjetor në kosto, të përllogaritur prej nesh në rreth 2 milionë euro”, tha një prej punonjësve. Kryeministri Edi Rama shtoi se nëse në llogari shton edhe kohën e fituar, përfitimi shkon më shumë se 2 milionë euro.

Po ashtu, zyra doganore e Kosovës në portin e Durrësit mundëson që bizneset të dalin në treg në kohë reale, duke bërë edhe konkurrencë më të fuqishme me vendet e tjera.

“Vlera ekonomike do të jetë edhe më e madhe se kaq se nuk do të ketë më radhë në kufi që sot për sot është problem shumë i madh dhe me këto ritme 270 milionë që janë arritur sivjet mund të arrijë 300-350 milionë vitin e ardhshëm”, shtoi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri ishte i pranishëm edhe në dhënien e deklaratës së parë doganore për një biznes të Kosovës në portin e Durrësit. Deklarata vjen pas bërjes së veprimeve të përbashkëta të të gjitha institucioneve. Pas mbarimit të procedurës kalon automatikisht në sistem dhe mjetet qarkullojnë me këtë deklaratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.