☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dogana ndalon katër Rolex në Vërmicë, vlera e tyre rreth 33 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një tentativë për shmangie të detyrimeve doganore përmes mosdeklarimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Gjatë kontrolleve rutinore, zyrtari doganor ka ndaluar për kontroll një automjet që kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas pyetjes nëse kishte mallra apo vlera monetare për të deklaruar, shtetasi i huaj nuk ka deklaruar asnjë mall.

Bazuar në dyshimet e ngritura gjatë kontrollit fillestar, automjeti është orientuar për kontroll të detajuar, ku zyrtarët doganorë kanë zbuluar katër orë dore të markës Rolex.

Sipas Doganës, vlera e përafërt e orëve është rreth 33 mijë euro.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.