🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 105.04 ▲4.91%
ARI 4,680 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,566 ▼ -2.8% ETH $2,049 ▼ -3.6% XRP $1.3137 ▼ -2.13% SOL $79.1300 ▼ -5.84%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.04 ▲4.91 % ARI 4,680 ▼2.77 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 105.04 ▲4.91 % ARI 4,680 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Amerika

Donald Trump: Myslimanëve t’u ndalohet hyrja në SHBA

Pak kohë pas masakrës në San Bernardino, Kaliforni, ku dy persona të dyshuar si të lidhur me ISIS, vranë të paktën 14 persona dhe plagosën rreth 20 të tjerë, kandidati republikan për President të SHBA, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke bërë thirrje për t’i ndaluar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë gjatë fushatës së tij, ai tha se është e nevojshme një mbyllje e “plotë e kufijve”, derisa autoritetet amerikane të kuptojnë qëndrimet e tyre në SHBA.

Pas kësaj deklarate të fortë të Trump, të menjëhershme ishin edhe reagimet si brenda republikanëve, por edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila e vlerësoi deklaratën kundër vlerave dhe Kushtetutës amerikane. “Pjesë e Kushtetutës tonë është liria e besimit”, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes.

Ndërsa në fjalimin e së dielës, Presidenti Obama kërkoi të respektohet Islami dhe të ruhen nga islamofobia. “Rreziku nga terrorizmi është real, por ne do e fitojmë. ISIS nuk flet me gjuhën e Islamit”, tha Obama.

Më parë gjatë muajit nëntor, Trump u zotua se do të dëbojë brenda 18 muajve të gjitha emigrantët e paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.