Politika

Donatorë sot në Bruksel/Shqipëria: Rindërtimi pas tërmetit, donatorët faktor kyҫ

Në Bruksel zhvillohet sot (17.02.2020) konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian (KE) për të mbështetur Shqipërinë të rindërtojë vendin. Cilat janë pritjet e Shqipërisë?

Logo “Bashkë për Shqipërinë” e kësaj konference ngjall shpresa që në krye të herës. Burime zyrtare thanë për DW se kanë konfirmuar pjesëmarrjen përfaqësues nga 100 shtete. Krahas vendeve anëtare të BE, vendeve të Ballkanit Perëndimor, partnere me Shqipërinë, marrin pjesë edhe vende si Kanadaja, Kuvajti apo Arabia Saudite. Shpresat janë që 100 vendet pjesëmarrëse të bëhen bashkë në solidaritetin dhe mbështetjen e tyre financiare dhe të kontribojnë në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në kushtet kur Shqipëria nuk ka as kapacitete dhe as përgatitje për të përballuar katastrofa të tilla natyrore si tërmeti i 26 nëntorit të kaluar, që shkaktoi 51 viktima, shkatërriminm e mijëra banesave, qindra shkollave, spitaleve dhe humbje të mëdha financiare biznesesve.

Kryeministri Rama, tha të dielen, (16.02) në Bruksel, në prag të fillimit të konferences, se dita e sotme është “Dita e madhe për Shqipërinë” dhe se ai shpreson shumë “që Shqipëria të gjejë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, bën me dije në Tiranë, Drejtoria e Informacionit në Kryemnistri.

Për të marrë një “solidaritet dhe mbështetje të mjaftueshme”, Shqipëria po ҫon në Konferencën e Donatorëve ndërkombëtarë një faturë prej 1,08 miliardë euro. Shteteve pjesëmarrëse do t’u paraqitet me hollësi studimi për vlerësimin e nevojave, të  kryer së bashku nga Shqipëria, Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe BE.

Sipas delegacionit të BE në Shqipëri, “efektet totale të shkatërrimit nga tërmeti, në 11 bashki arrijnë në 980 milion euro, ku  srehimi, përfaqëson 76 përqind të  të gjitha nevojave, i ndjekur nga arsimi dhe infrastruktura. Për adresimin e efekteve të dëmtimit dhe të ardhurave të humbura për shkak të tërmetit nevojiten rreth 1.08 miliardë euro”, thekson njoftimi zyrtar i delegacionit të BE.

Shpresa për 350 milion euro nga solidariteri ndërkombëtar

Sa përqind të 1,08  miliard eurove Shqipëria shpreson që të mblidhen nga donatorët ndërkombëtarë në përfundim të konferencës së sotme në Bruksel?  Përgjigjen e jep ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj: rreth 30 përqind ose 350 milionë euro, deklaroi ai në Tiranë, në prag të konferencës, duke sqaruar që  “70 – 80 milionë priten të jenë grante kurse pjesa tjetër kredi të buta”. Arritjen e kësaj shume domethënëse kryeministri Rama e quajti, “një nivel që mund të ketë një peshë në proces”.

Shqipëria planifikon një Eurobond prej 600 milion eurosh

Nëse në rastin më të mirë, realizohet shpresa për të mbledhur nga donatorët ndërkombëtarë 350 milionë euro, mbetem edhe rreth 700 milionë të tjera për të plotësuar  nevojat post–tërmet. Për këtë qëllim Shqipëria planifikon lëshimin në maj të këtij viti të një Eurobondi 600 milionë euro, e jo në nëntor dhe në një shumë më të vogël, siç ishte  planifikuar para se të binte tërmeti. Marrja hua e 600 milionë eurove në tregjet ndërkombëtare të kapitalit u bë me dije nga ministrja e Financave Anila Denaj, pikërisht në kuadër të plotësimit të nevojave të rindërtimit. Në krye të tyre është strehimi në shtëpi të reja i 17 mijë qytetarëve, të mbetur pa strehë, rindërtimi i shkollave dhe spitaleve, mbështetja e bizneseve që kanë ndërprerë prodhimin dhe shërbimet nga dëmet prej tërmetit. Burime zyrtare thanë për DW se prioritar do të jetë strehimi në zonat rurale që qeveria planifikon ta përfundojë brenda vitit 2020 duke blerë shtëpi në tregun ndërkombëtar në bazë tenderimit.

Opozita mbetet skeptike

Shuma që angazhohen donatorët ndërkombëtarë do të mësohet sot, në pasditen e vonë, në mbyllje të konferences. Pavarësisht nëse ajo do të plotësojë ose jo pritshmëritë e qeverisë, opozita jashtë – parlamentare është skeptike. Sipas përfaqësuesve të PD, që kryeson këtë opozitë, shuma maksimale që mund të arrihet nuk i kalon 200 milionë eurot. Sipas saj rindërtimin Shqipëria duhet ta përballojë kryesisht me fondet e veta. Me ketë arësyetim PD kërkon ndërprerjen e partneritetit mes sektorit publik me atë privat, të njohur me inicialet PPP, pasi sipas saj përmes konҫesioneve të ndryshme, privatët marrin shuma të konsidertueshme nga buxheti i shtetit, që në kushtet konkrete duhet të përdoren për programin e rindërtimit.  Nga buxheti i shtetit 2020  janë vënë në dispozicion të programit të rindërtimit 150 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button