Intervista

Dorëhiqem nëse PD vërteton akuzat se, dasma ime preku buxhetin

veliajCfarë ka ndryshuar gjatë një vititme z Erjon Veliaj në krye të dikasterit të Mirqënies? Si i pergjigjet ai, akuzave te PD për dasmën e tij? Po arsimi profesional, si po ecën projekti i ministrisë, po fëmijët në nevojë? Për të gjitha këto, ministri Veliaj foli sot në emisionin e News24, ‘Njerëz në Fokus” me moderatore Ola Bruko. Për herë të parë, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike rreth abuzimeve me fondet publike për organizimin e ceremonisë së dasmës së tij me bashkëshorten, Ajola Xoxa. Veliaj e konsideroi si kompliment faktin që PD merret me jetën e tij personale dhe nuk thonë asgjë rreth punës së tij si ministër.

Zoti Veliaj, sic e kemi thënë dhe më parë, ju keni lobuar fort që arsimi profesional të jetë ai i duhuri dhe të krahasohet me vende të tjera të botës. Sa besoni se kjo do të arrihet dhe a ka filluar të ndjehet ndryshimi?
Ne kuptuam që 23 vitet e fundit kishte indiferencë totale. Kulmin e pati në vitin ’94 kur trashëgoi një lloj inercie nga sistemi i kaluar por më pas një pikiatë dhe sot jemi në një situatë kur vetëm 17% e asaj grupmoshe shkojnë në arsimin profesional. Por njerëzit janë të mençur, se në momentin që shohin se qeveria injoron dicka, dhe ata e injorojnë.
Por sot shkojnë në arsimin profesional. Ka një peshë kur vjen puna te degët e përgjithshme.
Trashëguam 52 shkolla, por disa në gjendje katastrofave, madje i kam inspektuar dhe vetë, disa të zinin dhe nën vete, tanimë po ndërtojmë dy shkolla të reja, një në Durrës dhe një në Fier. Sigurisht me fondet modeste që ka vendi ynë duhet të bëjmë një listë prioritetesh. Këtë vit mundëm të hapnim shkolla të reja, përshembull shkolla e IT në Sauk. Dua të falënderoj ekipin e punës, që po rikthejnë ekipin profesional në modë. U thashë do e kthejmë në modë arsimin profesional, kur njerëzit të fusin miq në shkollat profesionale. Kemi pafund ndërhyrje, nga ministra, deputetë për të futur te shkolla në Sauk.
Kemi vënë një kuotë me pjesëmarrjen në biznes, e gjithë trupa botërore ka parë rezultat se më shumë kanë ecur trupat që janë me praktikë pranë bizneseve. Ke marrë investime të ndryshme? Do e hapësh për praktikantët. Borde qokash për profesionalet nuk ka. Niko Peleshi ka mbaruar profesionalen për elektronikë, ndaj nëse dikush beson se me arsim professional nuk ecet, ja ku keni shembull, sot ai është zv/kryeministër. Por kemi dhe ndihmë, kreu i Biznes Albania pranoi dhe mikpriti që biznese të ndryshme të pranojnë nxënës për praktikë, ku të vjedhin zanat, dhe më pas në varësi të talentit të mund dhe të fillojnë punë.

Po a janë të gjithë si zoti Luan Bregasi i Biznes Albania?
Po punojmë shumë, që shteti ti shkojë pas biznesit. Duhen IT? Të hapim sa më shumë shkolla, pse duhet ti marrim jashtë, të mësojnë këtu. Shumë shqiptarë ishin në emigracion dhe kur erdhën panë se përbuzja ndaj tokës, bagëtisë në këtë vend është e padrejtë. Shumë po kthehen dhe hapin biznesin në tokat e tyre. Zadrima po bëhet shembull, ku emigrantë vijnë dhe kërkojnë krah pune profesionistë për bizneset që po hapin. Zadrima eshte bere nje lloj Meke e kulinarise e agrobiznesit.

Ka degë të preferuara gjatë kësaj periudhe, gjimnazistë që janë regjistruar?
Nga anketa e fundit e INSTAT, ishte rrija e punësimit një lajm i mirë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit deri në Mars krahasuar me një vit më parë, ne kishim 70 707 vende të reja të punës në tërësi .
lajmi i dytë i mirë ishin statistikat për ata që ishin punësuar dhe ai që kishte mbaruar arsim profesional nuk punonte. Statistikat ishin këto: Kush mbaronte universitet 70% ishin të punësuar, kush kishte arsim profesional të mesëm, 63% ishin të punësuar, kush ishte vetëm me gjimnaz, shanset e punësimit ishin 40%. D.m.th shanset për punësim të një me arsim profesional me atë me universtet gati të barabarta.

Punësimi, prioritet është të punësoni personat me aftësi të kufizuar
Më vjen mirë që ju e cmitizuat pak këtë situatë treguat histori biznesi këtu në emisionin tuaj. Megjithë përpjekjet titanike të zv//ministres, Bardhylka Kospirit dhe komisionerit të ri që vunë pranë Avokatit të Popullit po mundohemi që të shtojmë kuotat. Shumë biznese hezitojnë dhe kanë paragjykim, por nje shembull i mire tek Agjencia Evropiane, një jurist që është invalid, por kjo nuk e ndalon të punojë. Me vullnet dhe idealizëm, mundesh.

Keni plan që biznesi të thithë këtë kategori?
Ne e kemi kushtëzuar dhënien e fondit për personat me aftësi të ufiziar, dmth, kemi thënë do kaq fond? Atëhere punëso 6 persona dhe një do jetë me aftësi të kufizuara. D.m.th vec kompensimit me para në dorë, ne japim dhe kompensimin në mjete psh kur bëhet fjalë për një të vërbër, i ndihmojmë me tabela.

Shoqëria shqiptare duhet ti pranojë të gjithë. Jemi duke inspektuar me teknologji shëndetësore, por unë them parimi është ky, nëse fillon ta demonstrosh nga vetja, vetëmobilizohen për këtë punë, është e vetmja zgjidhje afatgjatë.

Ndalemi tek fëmijët në situatë rruge. Nuk është hera e parë që ndalemi tek ‘Njerëz në Fokus” trajtohet kjo problematike. Para pak ditësh një nënë u arrestua sepse shfrytëzonte 4 fëmijët e saj për lypje.
Si është situata me fëmijët e rrugës?
Situata është e ngjashme me pamje të ngjashme në Romë, në Shkup, në Prishtinë por dhe pse prekesh nga ajo pamje, ai është biznes por ja që njerëzit preken. Është një përpjekje konstante. Ata fëmijë po trajtohen si bankomatë. Ka dhe raste që nuk i kemi bërë publikë, ku disa prindërve, pasi biem dakort me Shërbimin Social ku i kemi hequr të drejtën e prindërimit dhe fëmijët janë dërguar në Shtëpinë e Fëmijës. Kemi psikologë të fëmijëve, ambientet janë të ngrohta dhe askush nuk i detyron të bëjnë gjëra që nuk duhet ti bëjnë. Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe kemi të bëjmë me tutorë…

Por tutorët janë vetë prindërit…
Kemi pasur raste kur i kemi futur prindërit në vende pune si transport apo mjete riciklimi mjafton që mos të nxjerrin fëmijët për lypje. Parimi është ky, që qytetari duhet të ketë garanci të plotë, ne ofrojmë shërbim të plotë.

Kurse në raste ekstreme bashkëpunojmë me policinë dhe u kthejmë të drejtat e humbura atyre fëmijëve. Por familja është e shtrenjte, dhe mundohemi tu rikuperojmë familjen, por në raste ekstreme marrim vendim ekstrem, heqjen e prindërimit. Dmth, ne u ofrojmë 2-3 herë zgjidhje prinderve dhe kur nuk e pranojnë, atëhere me policinë ne ndihmojmë.
Ndaj mesazhi im është, mos u jepni para këtyre fëmijëve. E përsëris, ata të prekin me pamjen e tyre, por pak metra më larg janë prindërit që numërojnë lekët e nxjerra prej fëmijëve dhe asnjë para nuk shkon për mirëqënien e tyre.

Ju falënderoj që më bëtë pjesë me ftesën tuaj, por në pamundësi të ardhjes, për shkak të angazhimit me shikuesit për lajmin drejtpërdrejtë, ju uroj personalisht Të trashëgoheni
Ju faleminderit! E vlerësoj

Si i përgjigjeni akuzave të Partisë Demokratike? Dhe pse nuk keni reaguar, gjë që ju a ka kërkuar dhe selia Blu
Arsye se nuk kam reaguar deri më sot, do doja të shihja deri ku do shkonin se ku ishte fundi i kësaj historie. A jam i kënaqur me këtë që kam parë?! Jo por, unë i jam në politikë dhe kam pranuar që të paguaj një çmim për të shërbyer në publik, për tu angazhuar me tema që kemi folur. për të stabilizuar disa skema financiare dhe për ti dhënë një vrull të paprecedentë Arsimit profesional. fakti që Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës, dhe e treta në vend dhe përfaqëson zyrtarisht opozitën, nuk ka asgjë për punën time, dhe e quaj si kompliment. nëse e vetmja vërtetje e tyre është për dasmën time, atëherë sigurisht është një mundësi për t’ju përgjigjur. Por vetëm ajo që nuk kam arritur të kuptoj, se kemi disa kode nderi në Shqipëri ku për dasmat, lindjet dhe vdekjet, ne nuk merremi. Ajo që më ka çeduar, është koncepti i shqiptarisë tek Partia Demokratike. Kur them demokratët nuk përfshijë të gjithë demokratët, pasi më kanë thënë se Luli dhe Saliu nuk përfaqësojnë demokratët e vërtet, pasi ne jemi njerëz me kode dhe i respektojmë ato. E vlerësoj shumë faktin se demokratet e vërtet janë distancuar nga kjo sjellje shumë e ulët.

Gjeja që nuk kam kuptuar është se kur Partia Demokratike do shkojë në zgjedhje do kandidojë me Geraldina Sposën, si agjenci dasmash, apo do merret me alternativat e veta për reformën e pensioneve. Deri më sot, kemi dëgjuar për një agjenci dasmash, dhe kanë pretendime se si ajo agjenci bëri dasmën të një djali dhe një vajze të re, të cilët po bëjnë 9 vite bashkë. Dhe lidhja e tyre është një moment që u mbështet nga shumë njerëz, pasi ne nuk kemi shumë pasur. Pasuria më e madhe e imja dhe Ajolës janë miqtë. kam bërë një premtim në fushatë, pasi do ta promovonim si familje Gjirokastrën. Lajmi i dytë i mirë, pas faktit se PD-ja nuk ka asnjë vërejtje për punën time, dhe me vjen mirë që televizionet e PD-së kanë bërë promovim për Gjirokastrën. Është propozim i UNESKO që Gjirokastra të jetësohet. sa herë që ndodh një aktivitet tashmë në Gjirokastër, punojnë të gjithë hotelet, të ketë aktivitet në Qafë të Pazarit. Ndaj ne e kemi vendosur që Zyrën e Punës ta zhvendosim aty. E fillova këtë punë edhe pa qenë ministër. Pasi merresha me festivalin e Trashëgimisë Kulturore, të cilin e fillova vjet në Korrik, edhe pse nuk ish ministër. nëse doni të bëjmë një bilanc, se sa turistë kemi tani, kemi 4.2 për qind më shumë njerëz që vizitojnë Gjirokastrën. Vetëm duke pasur jetë njeriu, mund të jetësohet jeta në Gjirokastër.

Sa ka kushtuar dasma juaj në Gjirokastër, një pyetje kjo që ngrihet në rrjete sociale?
Qeveria e Sali Berisha në vitin 2010 ka botuar tarifat për aktivitet që zhvillohen nga kalatë. Në atë kohë, Aldo Bumçi apo dikush tjetër, ka thënë se nëse është për efekt komercial pagesa është 20 mijë lekë ora, nëse është për efekt familjar është 10 mijë lekë ora, dhe nëse është për aktivitet kulturo është 50 mijë lekë ora. Sigurisht po të isha i PD-së, siç janë martuar të tjerë nga të i krahut të tyre dhe pak fare i ndershëm, do zgjidhja këtë të tyre. Kam insistuar tek organizatori i agjencisë së dasmën që të paguaj më shumë, edhe pse ai më tha sesa isha tarifa. unë i thash a se kupton se ky është fabula që dua të realizoj, se më shumë fonde ti ngelen administrimit të kalasë. ndaj, vërtetët fatura është ceremoni martesore, është paguar tarifa më e shtrenjtë, 50 mijë lekë ora. Kemi zgjedhur vetë me Ajolën që të bënim diçka të tillë, të paguanim tarifën më të shtrenjtë, pasi ishte fabula jonë.

Këto paratë i kishit vënë mënjanë? Ku i gjetët paratë për martese?
Së pasi, dua tju theksoi se doli dhe transparentë nga mediat se aty në atë dasmë nuk kishte asgjë luksi. Të thuash se aty kishte verë “Çobo”, unë jam rritur në Urë-Vajgurore dhe jam rritur me gjyshërit dhe vera prodhohet në tokën tonë. Petrit Çobo ofroi një pjesë të verës së vetë, me të cilin kam kujtimet e mija të fëmijërisë. Bashkim Sala, i ati i shoqëruesit të dhëndrit solli verë dhe vreshti i vetë. tani të thuash se njeriu nuk mund të pi as verën e shokëve?! Nuk kishte asgjë importi, pastaj shumë prej të ftuarve me batutë thanë se nuk është se u ngopën. Më vjen mirë se aty kishte dollma, japrak gjirokastrit, etj.

Kur thoni se gjithçka ishte bamirësi, e keni fjalën për atë që është konsumuar, apo? Se dhe çështja e bamirësisë ka shqetësuar Partinë Demokratike
Partia Demokratike shqetësohet për çdo gjë që s’ka lidhje me punën. Për pensione, për rroga, për punësim nuk shqetësohet. Për dasma dhe fustane shqetësohet.

Paratë duhen deklaruar më parë, sipas ligjit..
Jo, mënyra sesi funksion është që me të mbaruar dasma, mbahen faturat dhe ka një periudhë. Me të paguar faturat e dasmën, e shkohet në ILDKP dhe ajo që kemi bërë është se për këto shpenzime modeste ishte mamaja ime, e cila kishte kursyer tërë jetën. Po ashtu dhe prindërit e Ajolës, të cilët organizuan dasmën në Pezë. A nuk bën kështu çdo familje shqiptare?! A nuk ndodh kështu?! Unë them se të gjitha produktet ishin vendase, pasi unë nuk kursehem që të bëj reklamë. Dhe gjatë fushatës dhe pas fushatës, kam thënë se nuk ka djathë më të mirë se ai i Gjirofarmës, apo vend më të mirë sesa vera vendase. Njerëzit ankoheshin se hotelet ishin të gjitha plot, dhe nuk kam asnjë kompleks për sa kohë kam paguar tarifën më të lartë, që të sigurohem që paratë të rrinë në Gjirokastër.

Me paratë që ka kursyera nëna juaj..
Edhe unë kam punuar gjithë jetën time dhe nëna ime po ashtu. Ajo që më vjen keq është se një grua që ka kaluar 23 vite të vështira, PD ja përdhosi ditën. Gruaja ime dhe bashkëshortja ime, nuk e meritonin këtë. Se në fund fare bëhet pyetja kur Sali Berisha dhe Lulzim Basha shkojnë në shtëpi e ja hap derën gruaja dhe e pyesin se çfarë kishin bërë sot, ata thonë se u morën me fustanet e Ajolës dhe unazën e Erjonit. A ka burrni? A është shqiptari kjo? A i ka zënë njeri në gojë Maldivet, apo Dubain, aspak, pasi gjerat private janë private. Është tjetër kur vriten njerëz si në Gërdec. Ne nuk merremi me këto gjera, ndaj këtu ndryshojnë PD nga PS. Ndaj ne nuk futemi në vrimë të çelësit. Unë besoj që të gjithë shqiptarët e kuptojnë se secili k atë drejtë të martohet dhe është shumë e drejtë që dasmën në Pezë e mbuluan prindërit e Ajolës dhe në Gjirokastër e mbulova unë dhe mamaja ime.

Po në Pezë ishte dasma e vajzës? Sa kushtoj dasma në Pezë?
Ishte dasma e vajzës ajo në Pezë. Do i deklaroi të gjitha në ILDKP, dhe sapo të jemi likuiduar me kompanitë do i deklarojmë. Por mund të them se asnjë dasmë nuk shkoj më shumë se 9 milionë lekë.

Pse vendosët Pezën?
Ne kemi qenë në fakt në disa dasma të tjera. Entela Peza punon për dasma, dhe ai ishte një vend që kishte shumë hapësirë, pasi kishim shum¼ miq. Ne zgjodhëm një livadh siç është ai i Pezës. Unë në Gjirokastër do jem dhe prapë të enjten, pasi është dita e Çlirimit, në 18 shtator, pasi bën një organizim fantastik. Unë jo vetëm nuk kam asnjë pishman, pasi më rezulton se është rritur turizmi. Ne nesër kemi festën e Pezës. Ajo që ndodhi në Konferencën e Pezës, një leksion për Partinë Demokratike, ku në konferencë u mblodhën të majtë e të djathtë, për çështje madhore dhe jo për fustane grash.

Si është ndjerë bashkëshortja juaj pas gjithë këtyre akuzave për dasmën tuaj?
Nëse do ju thoja se është ndjerë mirë, do gënjeja. por dhe unë dhe mamaja dhe Ajola jemi të fortë. Ne bëmë çdo gjë sipas rregullave dhe nuk do hezitojmë ta promovojmë atë qytet në çdo moment. Një zëdhënës shëtitës i PD thotë se si bëhet puna vullnetare, po ja që 10 zyra pune ashtu janë bërë. Shko në çdo Zyrë Pune dhe do shohësh logon se kush e ka bërë. Para një jave që u bë martesa ime ishte bërë dhe një dasmë më parë dhe pas një javë një tjetër. Nëse unë kam shpenzuar një qindarkë të shtetit shqiptar, të taksapaguesit shqiptar, për dasmën apo dhe për festivalin e Trashëgimisë Kulturore, apo për konferencën e Pezës, unë jam dorëheqje, nëse provohet se një qindarkë shkon për këto gjera, atëherë unë do jem një nga zyrtarët që bëjnë gjëra pa lekë. i lutesha kryetarit të Bashkisë së Gjskoastrës që të hapej tuneli bërthamor, i cili u bë me vullnetar. Ka qenë një gjetje. Tja thuash këtë logjikë Partisë Demokratike, kjo nuk përbën sens, pasi ishte një parti që bën tenderime për çdo gjë. Por i sfidojë që nëse një qindarkë e kam harxhuar, jap dorëheqje.

Ky është deklarimi që bëni ju?
Unë e kam sfiduar kushedi sa herë Sali Berishën.
Pse thoni zoti Berisha, kreu i PD-së është Lulzim Basha?
Mirë, mirë, me letra. Po gjuha e një njeriu pervers që merret me fustane dhe futet në vrima çelësash është vepër e tij. Ende ruaj një gramë respekti për zotin Basha, i cili po të kishte lirinë e plotë nuk do degjeneronte deri këtu partinë.

Dhurata ndaj një ministri quhet shkelje ligjore..
Jo, aspak. Për aq koha sa janë të botuara logot, nuk është shkelje. Nëse ndodh kjo, ne ngrihemi dhe themi faleminderit, si unë dhe kryeministri. Ku është kompleksi i tyre?! Pse duhet që çdo gjë të paguhet nga teksa paguesit. Ju duket habi e madhe se si mund të bëjë dasmë me verë të sjellë apo japrak! Opozita nuk ka asnjë vërejtje për reformën në pensione, etj. Nëse e vetmja vërtetje e tyre është dasma ime, atëherë çfarë pretendojnë se nuk duhet të martohesha?! jam i lumtur dhe më vjen mirë që u bekuam me shumë dashuri dhe në fund fare 100 herë do e bëja prapë në Gjirokastër. Do gjejë çdo lloj reklamë për ta promovuar Gjirokastrën, ndaj falënderoj dhe PD-në që nuk e ka hequr nga goja këtë qytet.

Ju deklaruat se nëse vërtetohet një nga akuzat e PD-së, se është përdorur një qindarke ju jepni dorëheqje. Sot e ka kërkuar dorëheqjen tuaj zonja Nertila Qafëzezi, e cila ka tentuar të mbledh c firma. kemi një koment për këtë çështje?
Respektoj çdo protestë, ta kërkojnë dorëheqjen ditë e natë. por di të them se sa herë që partia Demokratike është në ditët e saj më këqija nxjerr Nertila Qafëzezin. Qartazi zonja nuk është pa punë, pasi bashkia ka 4 mijë vende pune, ndaj mund ta punësojnë. Sot ishin mbledhur punonjësit e Bashkisë për të protestuar dhe jo për të vënë puseta. Zonjën po e përdoronin politikisht, pasi mund to gjenin një punë. E shkreta është kamerdare të PD, mua më dhimbset ajo grua. Respekt për mishin dhe për topin.

Zoti Veliaj ju falënderoj që ishit prezent në këtë studio, në këtë një vit mirëqenie..
Ju falënderoj shumë për ftesën. Kjo është hera e fundit që flas për dasmën dhe çështjet private. Jam njeri i punës dhe mund ti përgjigjem vetëm punë. Ju Është një emision që ka në fokus njerëzit në nevojë dhe jam i gatshëm të përgjigjem për këtë punë, dhe ky është misioni i përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button