Drashkoviç: Shumë shpejt shqiptarët do pajtohen me serbët
“I besoj Vuçiqit kur thotë se asnjë armiqësi nuk mund të shuhet me armiqësi, por me miqësi, dhe konsideron se përcaktimi evropian i Vuçiçit nuk është vetëm marketing”, thotë Drashkoviç. Vetëm në një gjë thotë nuk pajtohet me të, e kjo është NATO, ka thënë Drashkoviç në një intervistë dhënë për revistën kroate Globus, transmeton Insajderi. Drashkoviçi ka thënë se ai e kishte zgjedhur problemin e marrëdhënieve më Kosovën në dy hapa.Në hapin e parë kishte luftuar për atë se SHBA, Bashkimi Evropian dhe NATO të jenë garantues të planit të Martti Ahtisaarit nga viti 2007, në të cilin ishte zgjidhur edhe problemi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në hapin e dytë, shton ai, Serbia dhe Kosova, si dy shtete të pavarura do t’i kishin duart e zgjidhura të merren vesh edhe për korrigjimin e kufijve të tyre. “Jam i bindur se deri te pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve do të vijë, edhe atë shumë shpejtë”, ka thënë Drashkoviç.
Në vërejtjen e gazetarit se bazuar në medie dhe gazetat serbe kjo nuk mund të konstatohet, Drashkoviç thotë: “Mos i lexoni gazetat, t’i harrojmë gazetat. Menjëherë pas normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Kosovës do të jetë më i suksesshëm sesa bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë do t’i ngarkojnë gjërat e vogla.