Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,581 ▼0.52%
DOW 51,975 ▼0.85%
NASDAQ 25,971 ▼0.82%
NAFTA 106.48 ▲5.02%
ARI 4,336 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,564 ▼ -2.93% ETH $2,426 ▼ -4.09% XRP $1.3899 ▼ -2.35% SOL $99.4700 ▼ -3.36%
S&P 500 7,581 ▼0.52 % DOW 51,975 ▼0.85 % NASDAQ 25,971 ▼0.82 % NAFTA 106.48 ▲5.02 % ARI 4,336 ▼0.36 % S&P 500 7,581 ▼0.52 % DOW 51,975 ▼0.85 % NASDAQ 25,971 ▼0.82 % NAFTA 106.48 ▲5.02 % ARI 4,336 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Opinion

Drejtësia, si flamur i flamingove?

Nga Ylli Pata

Arlind Qori, një nga drejtuesit e opozitës së re në Shqipëri ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për rastin Veliaj. Ai e ka konsideruar si një vendim i drejtë, jo duke u marrë me thelbin e aktit juridik, por se sipas tij një kryetar bashkie që ai e ka kundërshtar duhet të jetë në burg.

Tani, deklarata e Qorit nuk se është një e re në logjikën që të gjithë partitë opozitare apo personazhet që shfaqen si opozitar në këtë kohë të trazuar ngrenë. Ata mendojnë ose së paku deklamojnë se këtë mazhorancë duhet ta rrëzojë drejtësia, hetimet, ndëshkimet apo procedimet penale.

Ky fenomen nuk përbën ndonjë problem politik bazik, pasi në të gjitha vendet e botës, çdo opozitë predikon dhe kërkon që drejtësia të ndëshkojë njerëzit e pushtetit.

Megjithatë, problemi këtu është se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një grackë që ka rënë opozitëa.

Drejtësia aktuale, me të gjitha nuancat e saj, ku ka më shumë kontestime se lavdërime sot, është një krijesë e mazhorancës së Edi Ramës. Reformë që u arrit falë një aleance politike të Ramës me ndërkombëtarët, duke rrezikuar edhe rrëzimin e qeverisë dhe ikjen nga pushteti. Përkatësisht në një flamur politik.

Për ta prishur këtë flamur, PD-ja dhe LSI-ja që ishin kundërshtaret më të forta të kësaj reformę, nisën atë që përbën edhe fenomenin e punës së SPAK. Përkatësisht përmbytjen e denoncimeve kundër eksponentëve të mazhorancës, për të zbutur sam ë shumë këtë humbje politike.

Efektet e kësaj përmbytjeje janë realisht të forta, pasi kemi një numër të madh emrash dhe politikanësh të mazhorancës të hyrë në darën e SPAK. Darë, e cila nuk ka ardhur deri tani në vendime definitive, apo të formës së prerë, përveç ndodnjë rasti të vogël.

Megjithatë thelbi këtu është tjetër. Kjo drejtësi, për të cilën Edi Rama ka gjithë të drejtën që ta quajë foshnjë të saj, sepse e ka ngjizur vetë ai me ndërkombëtarët, mund të jetë simpatike në bazë të rasteve të ditës, së sezonit apo edhe ngjarjeve që i leverdisin me partitë opozitare. Por mbetet një fëmijë i Edi Ramës, madje literalisht.

Problemi që ka sot Rama me fëmijën e tij, për të cilën thotë se po tregohet mjaft kryeneçe, është një fakt që nuk i sjell ujë në mullirin e çdo opozite në Shqipëri.

E cila, për të qenë në rregull me standardin e logjikën e një shteti ligjor, duhet të kërkojë një proces të rregullt, përveç rastit kur mazhoranca e pengon drejtësinë.

A e ka penguar kjo mazhorancë drejtësinë që krijoi vetë? Asnjëherë! Madje e ka llastuar shpesh herë. Rastet kur Kuvendi nuk miraton kërkesat e lejes për arrest, në shtratin e shtetit ligjor nuk është gjë tjetër veçse procedurë, apo normalitet i një komunikimi ndërmjet pushteteve të pavarura.

Opozita mund të ketë dhe mund të përdorë politikisht çdo hetim apo rast penal të SPAK, pasi këtë e bën çdo opozitë e botës, por fitorja politike është ndërsa i përmbahet standardit, e jo të entuziazmohet nga lojrat taktike të palëve.

Në rastin e Veliajt, i cili është qartazi një i ndëshkuar pa proces, edhe pse jo simpatik për opozitën, kjo e fundit do të fitonte më shumë nëse do të shprehej se kërkon proces të drejtë.

Në rastin e Arlind Qorit, i cili mund të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, e që Veliajn nuk e ka përballë sepse nuk mund të kandidojë për herë të katërt ligjërisht, nuk i bën mirë që të entuziazmohet me një akt që së paku është i diskutueshëm. Plus që për shumicën e publikut është i kontestueshëm dhe i ndikueshëm.

A i leveris ky qëndrim opozitës së re? Mendo sikur kjo mazhorancë, në zgjedhjet e ardhshme të bëjë debatin public jo me rivalët që ka përballë por me drejtësinë e re si standard që kërkon për hyrjen në BE? E gjithë opozita do të gjendej si peshku në ujë, pa argument real politik për të bëjë betejën elektorale.

TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.