Ekonomia

Drejtori Postës Shqiptare, Lazimi: Projekte për më shumë shërbime e standarte qytetarëve

Posta Shqiptare nuk do te jete thjeshtë një ‘bankë’ më shumë në sektorin bankar shqiptar, por një oportunitet më shumë për qytetarët, për të aksesuar një institucion bankar edhe në skajin më fundor të vendit, me koston më të ulët të mundshme. Është një sfidë shumë e madhe realizimi i këtij projekti në kushtet e një tregu mjaft konkurrencial, ku padyshim vullneti dhe mbështjetja e qeverisë është e pazëvendësueshme.

Kështu u shpreh drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, në një intervistë për te perditshmen Integrimi, ku nder te tjera, shprehu vleresim per stafin e Postes Shqiptare në rezultatet pozitive të arritura gjatë vitit 2015.

“Viti 2015 na bën të ndihemi krenar për arritjet tona pozitive në aspektin ekonomik mbi të gjitha, por gjithashtu edhe në pozicionin që kemi vazhduar të ruajmë në shoqërinë dhe tregun shqiptar si zgjedhja numër një e qytetarëve për kryerjen e shërbimeve postare për vitin 2015”, tha Lazimi.

Posta Shqiptare ofron rreth 80 shërbime të ndryshme, të cilat ne i klasifikojmë si shërbime postare, shërbime financiaro-bankare dhe shërbime të tjera me natyrë komerciale. Tek shërbimet postare ato më të rëndësishmet janë pritja dhe dërgesa e letrave, dokumentave dhe kolipostës apo pakove siç njihen në gjuhën e përditshme.

Ndersa ne shërbimet financiare ato më të rëndësishmet janë shpërndarja e pensioneve, pagesat dhe arkëtimet e ndryshme si, të energjisë elektrike, ujit të pijshëm, tatim-taksave, pensioneve, si edhe transfertave të parave dhe arkëtimeve të kësteve të kredive për klientët e disa bankave.

Ne shërbimet e tjera me natyrë komerciale, theksoi titullari i Postes Shqiptare,  më të rëndësishmet janë rimbushjet elektronike të telefonave si edhe ato digitalb. Edhe pse shërbimet që ofrohen tek ne janë të shumta, ne përsëri kemi ambicie për të gjetur hapsira për bashkëpunime të reja duke zgjeruar aktivitetin tonë.

Duke u ndalur ne sfidat e se ardhmen, Lazimi tha se “për vitin 2016 ne jemi fokusuar tek investimet. Këtë vit do të fillojmë investimet në infrastrukturën e 50 zyrave fillimisht, të cilat do të rikonstruktohen pasi kemi konstatuar se prej vitesh nuk është vënë dorë në to dhe në këtë mënyrë na dëmtojnë cilësinë e shërbimit.”

Drejtimi tjetër ku janë fokusuar investimet tona është teknologjia e informacionit, u shpreh ai.

“Postbankws, ka të bëjë me një ide që e kemi elaboruar prej më shumë se një viti edhe përmes konsultimeve me Banko-Postën Italiane dhe Deutche Post. Deri në fund të 2016 do të kemi gati për propozim në instancat përkatëse “paketën legjislative” në mënyrë që ky projekt të vihet në zbatim sa më shpejt”-tha Lazimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button