Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,580 ▼0.41%
DOW 45,908 ▼0.25%
NASDAQ 21,928 ▼0.74%
NAFTA 95.39 ▼0.17%
ARI 4,663 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,122 ▲ +1.19% ETH $2,133 ▲ +0.68% XRP $1.4406 ▲ +0.17% SOL $88.8200 ▲ +1.22%
S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 % S&P 500 6,580 ▼0.41 % DOW 45,908 ▼0.25 % NASDAQ 21,928 ▼0.74 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,663 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Drejtuesit e Shtetit urojnë shkrimtarin Ismail Kadare në 80 vjetorin e lindjes

Shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare feston sot 80 vjetorin e lindjes. Me këtë rast drejtuesit më të lartë të Shtetit kanë uruar shkrimtarin e madh në këtë përvjetor.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar “Edhe 100” në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku k postuar edhe një foto të shkrimtarit Kadare.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në urimin e tij për 80 vjetorin e lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare, shkruan, “me rastin e 80 vjetorit i uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë të madh kombëtar Ismail Kadare. Një ditë e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjithashtu i ka uruar ditëlindjen shkrimtarit Kadare duke shkruar, “Gëzuar Ditëlindjen, Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe!”

Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm , i perkthyer ne 45 gjuhe te botes, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, ne “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike jane , “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.