☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,819 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,134 ▼ -0.32% ETH $2,141 ▲ +1.72% XRP $1.3488 ▲ +0.59% SOL $81.3600 ▼ -2.21%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Drogë drejt Greqisë, goditet organizata; 6 në pranga

Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda, i koduar me emrin “Alias”, ka çuar në zbulimin dhe goditjen e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, të cilët dyshohet se kanë trafikuar në kohë të ndryshme sasi të konsiderueshme kanabis sativa nga jugu dhe jug-lindja e Shqipërisë për në territorin e Greqisë.

Në kuadër të këtij hetimi, gjatë muajve të fundit janë arrestuar disa anëtarë të këtij grupi në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ata janë shtetasit:

1. Gazmend Lleshakanu, organizator
2. Jorgo Dulla, organizator
3. Isak Alla, bashkëpunëtor
4. Aurel Toska, bashkëpunëtor
5. Gëzim Balla, moskallëzim të krimit
6. Jani Meçja, moskallëzim të krimit

Në bazë të veprimeve hetimore të institucionit të akuzës, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona.

Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek ose atij greko-maqedonas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.