Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Drogë nga Shqipëria në Itali, shkatërrohet rrjeti i trafikut me 22 persona

italiNjë rrjet trafiku ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Itali është shkatërruar nga karabinierët e Torinos në Itali, që kanë vënë në pranga 22 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave arrestimet janë kryer në mbarë vendin, nga Sicilia në jug deri në rajonin e Piemontes në veri.

Për momentin nuk saktësohet kombësia e tyre, por thuhet se janë shtetas shqiptarë dhe italianë.

Droga, e llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë, hashash e marijuanë, fshihej në makina me fund të dyfishtë, të cilat udhëtonin fillimisht nga Shqipëria në Siçili dhe më pas për në Piemonte.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve në fillim të muajit shefi i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti vizitoi Shqipërinë, ku me homologun Adriatik Llalla nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Pas takimit kokë më kokë Llalla tha per mediat se, trafikantët duhen goditur në asetet e tyre financiare.

Ndërsa kreu i Antimafias u shpreh se, organizatat kriminale po zhvillohen dhe egërsohen ndaj Italia dhe Shqipëria duhet të intensifikojnë luftën e tyre. Memorandumi i parë i bashkëpunimit midis dy vendeve është firmosur në vitin 1997.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.