Politika

Dule sulmon Kokëdhimën: Po ndërton 5 objekte pa leje në Himarë

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule reagoi sërish për atë që ai e quan shkatërrim selektiv të qeverisë për objektet në Himarë.

Në një deklaratë, thuhet se qeveria në mënyrë të paligjshme po vepron për të goditur veprimtarinë ekonomike të komunitetit helen në Himarë.

“Në mënyre të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë.

Më datë 25/01/2016  falangat e IKMT-së shkatërruan me veprime të jashtëligjshme tre objekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik mbi 30 vjet, me justifikimin se do të bëhet një investim për riformimin e qendrës së qytetit të Himarës”, thuhet në reagimin e PBDNJ dhe degës së OMONIA –s në Himarë.

PBDNJ-ja thotë se prishja e ndërtimeve nuk është bërë duke dëmshpërblyer banorët e prekur. Gjatë aksionit të IKMT, tre ditë më parë, pati edhe përplasje të banorëve me inspektorët dhe policinë.

Më tej thuhet se deputeti Koço Kokëdhima po ndërton pa leje 5 objekte në Himarë, që sipas kësaj partie kanë impakt mjedisor.

“Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin “për të cilin PS interesohet kaq shumë”, ku njeri prej objekteve është ndërtuar në trojet e kishës dhe askush nuk interesohet apo shqetësohet. Theksojmë se nuk është e rastësishme që investimi përfundon në objektin e Koço Kokëdhimës.  Që të bindet dikush që prishjet janë selektive, mjafton të vërejmë investimin tjetër, shëtitoren e Qeparoit, e cila devijohet për të mbrojtur objektin e paligjshëm të z. Kokëdhima, ndërtuar në breg të detit”, thekson deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button