Zgjedhjet lokale 2015

Duma : 30% ulje taksash dhe lehtësi për bizneset fasone

Kandidatja për kryetare bashkie e Partisë Demokratike për Durrësin, Grida Shqina (Duma) takoi punonjësit e disa bizneseve të mëdha të fasonerisë në qytetin e Durrësit, dhe theksoi angazhimin e bashkisë për kushte më të mira pune.

Shqina (Duma) u angazhua që bashkia të hapë mundësinë që punonjësit të kenë më shumë shanse punësimi e paga më të mira, duke rritur konkurencën e duke ulur taksat në maksimum për biznesin.

Knadidatje Shqina (Duma) u shpreh se “Nuk është premtimi im, por është detyrimi im për të realizuar një gjë të madhe; për të hapur mundësinë që njerëzit të ketë më shumë lekë në xhepin e vet. Të ulim taksat në limit tek 30 %. Kjo menjëherë do të japë efekte pozitive tek njerëzit që punojnë, që në fakt ka një arsye për t’i quajtur, si ju, ashtu edhe investitorët, heronj të përditshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button