Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Emergjencë pastrimi i qytetit nga plehrat, impiant riciklimi në Porto Romano

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, vizitoi vendodhjen e depozitimit të plehrave të qytetit në Porto Romano, e cila është kthyer në një burim ndotje alarmante për qytetin.

Duma tha se, pastrimi i qytetit është emergjencë dhe do të niset nga diferencimi i plehrave që kur hidhen nga qytetarët. Ajo u shpreh se do të ndërtohet një impiant modern i përpunimit dhe riciklimit të plehrave çka do të mbrojë Durrësin nga ndotja e madhe dhe do të hapen vende pune.

“Kjo zonë është emergjencë për t’u pastruar dhe për të kthyer riciklimin e plehrave edhe në një aktivitet ekonomik, siç e ka gjithë bota. Në fakt plehrat kanë nevojë për një tjetër trajtim. Kanë nevojë për trajtim që në burim ku i hedh secili nga ne. Do t’i ndajmë plehrat në 3 kategori dhe do fillojmë që nëpërmjet procesit të riciklimit të ndërtojmë një fabrikë të reciklimit të plehrave shumë herë më moderne, qe është edhe për të shpëtuar ambjentin, por edhe për vende pune”, tha Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button