Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Më shumë siguri dhe mundësi punësimi

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit e PD-së, Grida Duma, bashkëbisedoi me banorët e lagjes nr. 1 dhe 2 në Durrës, ku në fokus ishte mënyra se si bashkia do të administrojë hapësirën e përbashkët për më shumë pastërti dhe siguri, për më shumë vende pune.

“Standardi europian thotë se nëse ti shpenzon 100 lekë, më mirë bëjë më pak luksoze dhe bëje me 70 lekë, por 30 lekë duhet t’i kesh për mirëmbajtje si raport më minimal. Hapësira e përbashkët është edhe një domosdoshmëri tek hapja e mijëra vendeve të punës për atë që quhet administrator i godinës. Hapi i parë është vendosja e administratorit të pallatit, subvencioni, siguria. Dhe kjo, ju siguroj, nuk bëhet thjeshtë në letër. Bëhet duke më parë edhe ju mua kur unë të shkoj në dhjetra e qindra godina që ta shoh se si po zhvillohet projekti”, tha Duma.

Ajo iu përgjigj interesit të banorëve për menaxhimin e fondeve, duke u shprehur se “Përsa i përkët transparencës, ajo është nevojë emergjente dhe per kete duhet patjeter të ndryshojë komunikimi konkret me qytetaret”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button