Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Mos e shisni votën. Në dy vitet e para zgjidhim kanalizimet dhe ujin

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me banorët e zonës së ish-Kënetës. Mes qindra qytetarëve të kësaj zone, zonja Duma u bëri thirrje që të mos shesin votën, por të mendojnë më shumë për të ardhmen e 4 viteve.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të mbyllë problemet e zonës e në veçanti të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm brenda dy viteve të para të mandatit të saj.

“Pavarësisht se e di eksperiencën dhe vuajtjen juaj, ju arrini të bëni dallimin kë keni përballë. Por, për një gjë ju lutem shumë: mos tenderoni sot të ardhmen e katër viteve. Janë edhe 3 javë. Më 21 Qershor jam e bindur që bashkë do nisim një projekt që dita ditës do ta bëjmë më mirë. Premtimi dhe detyra e parë, përveç detyrimeve të zakonshme, është pastrimi i kanalit plotësisht, kthimin në zonë të gjelbër të pjesës tjetër të kanalit, rregullimin e rrugës me standard rruge, se unë këtu në Durrës shoh dy rrugë: rrugët e vjetra të cilat janë ato që nuk janë rikonstruktuar dhe rrugët elektorale”, tha Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button