Kosova

DW: Mediat e pushtetit serb Ivanoviqin e cilësonin si mik të shqiptarëve

Oliver Ivanoviq ishte politikan i urryer nga pjesa tjetër politike e Veriut të Mitrovicës, që ishin si degë të partisë së Presidentit Vuciq. Lista Serbe, si kundërshtarja më e madhe e Ivanoviqit, kishte përkrahjen e plotë të Beogradit zyrtar, ndërsa Ivanovic sulmohej nga mediat e afërta me Vuciqin. Ato e quanin politikanin tashmë të vrarë si tradhtar dhe mik të shqiptarëve. Kështu e përshkruan DW jetën politike të Ivanoviqit…

Veriu  i Kosovës është i ndarë nga pjesa tjetër e vendit edhe përmes lumit Ibër. Rajoni i mjaftpërmendur për shkak se as Prishtina dhe as ndërkombëtarët nuk kanë kontroll të vërtetë në rajon. Fjalën e kanë aty njerëz në prapaskenë të Beogradit dhe kriminaliteti i organizuar. Një sipërfaqe prej 1.300 kilometra katrrorë, ku gjithsecili njeh tjetrin.

Dhe të gjithë e njihnin Oliver Ivanoviqin. Të martën në mëngjes një nga politikanët më të njohur serbë u vra para qendrës së partisë, Liri, Demokraci, Drejtësi. Mënyra e vrasjes të kujton metodat mafioze. Gjashtë plumba në gjoks, u qëllua me sa duket me silenciator. Më vonë një Opel Astra u gjend i djegur një kilometër larg vendit të ngjarjes.

Politikan me shumë armiq

Të duket si një nga ato ekzekutime që nuk zbardhen dot kurrë. Aq më shumë lulëzojnë tani spekulimet. Ivanoviq kishte sigurisht shumë armiq. “Kam frikë, se kjo gjendje e paqëndrueshme do të bëj që të bëhen viktimë të pafajshmit. Dhe thënë hapur, kam frikë për sigurinë time”, tha ai të premten e shkuar. Në korrik të vitit të kaluar makinës së tij iu vu zjarri. “Mesazhin e kam kuptuar, mos kandido në zgjedhjet lokale në tetor”, tha ai në intervistë me DË. Duket sikur dhuna kundër serbëve në veri nuk vjen nga tarët, por nga “ekstremistët serbë”.

Momçilo Trajkoviç”, një tjetër politikan serb nga Mitrovica e quan vrasjen e Ivanoviqit “një tragjedi. Ivanoviq ishte një njeri i kompromisit.” Trajkoviç nuk thotë gjë për autorët, por se autorëve të krimit u ka ikur arsyeja.

Fajësime të dyanshme

Mentaliteti politik i serbëve të Kosovës si “opozitarë politikë” duket në realitet si një fjali me nënkuptim. Partia “Lista Serbe” është një degë e partisë së Progresit nga Serbia dhe komandohet nga Beogradi. Aleksander Vuçiç hapur e mbështeti Listën Serbe, ndërkohë që njerëzit e tij dhe televizione të afërta me qeverinë,  çdo lloj opozite serbe në Kosovë, sidomos Ivanoviqin, e cilësonin si tradhtar dhe mik të shqiptarëve. Shumë nga bashkëluftëtarët e tij u tërhoqën nga zgjedhjet për shkak të presionit. Ivanoviq doli në zgjedhje, por humbi dukshëm.

Kosovo Trauer um Oliver Ivanovic (Reuters/D. Kojadinovic)

Politikani opozitar serb, Dordje Vukadinoviç shprehet se “nuk e di kush e ka vrarë Oliverin, por ne të gjithë e dimë, se kush e ka bërë atë tabelë qitjeje.” Edhe politikanë të tjerë opozitarë nga Serbia janë shprehur në të njëjtin ton. Tenori i përbashkët -regjimi i Vuçiçit që vendos çdo gjë për serbët në Kosovë dhe me deklaratat që bën i le kundërshtarët politikë të pambrojtur nga dhuna.

Vetë Vuçiç e cilësoi likuidimin e tij si “akt terrorist” dhe paralajmëroi Prishtinën dhe ndërkombëtarët që vrasjen ta shohin si rast që të hyjnë me trupa në veriun e Kosovës. Edhe shumë media nga Kosova të lenë të kuptosh, se me gjasë Ivanoviq është viktimë e përçarjeve brenda serbe. Politikani i njohur Azem Vllasi fajësoi “ekstremistët serbë dhe rusë që lëvizin të lirë në veri”. Beogradi do të përpiqet t’ua hedhë fajin tarëve “për të paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare se serbët rrezikohen nga tarët”, por prova ai nuk sjell.

Atentati u zhvillua në një moment delikat. Pas një viti heshtjeje për dialogun mes Prishtinës e Beogradfit, sërish ndërmjetësuesit u takuan në Prishtinë. Pala serbe i ndërpreu bisedimet pas vrasjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button