☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët dhe s

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, datë 6 shtator, në mes të qytetit. Tabaku dyshohet se është goditur nga dy persona. Autorët e dyshuar janë Endri Çopja dhe Horgito Peqini.

Ndërsa dyshohet se gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta, pasi sipas kartelës mjekësore, Tabaku ka pësuar dy fraktura në kokë.

I dëmtuari ka zgjedhur të mos bëjë kallëzim në Policinë e Elbasanit, që megjithatë ka nisur hetimet me iniciativë, për shkak se shumë qytetarë janë bërë dëshmitarë të ngjarjes. Burimet thonë se po verifikohen rrethanat e ngjarjes, ndërsa një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre.

Përtej dhunës fizike ndaj një zyrtari të Bashkisë, ngjarjen e bën më të rëndë përfshirja e personave me precedentë penalë, e mbi të gjitha, dy prej tyre të sapoliruar nga burgu për vrasje.

Endri Çopja është arrestuar më herët nga policia si i dyshuar për përfshirjen në atentatin me eksploziv ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2018 në Shkodër, ndonëse u lirua pasi nuk u gjetën prova.

Nga ana tjetër, i dyshuari tjetër Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit, i njohur si “Mandela i Elbasanit”, vetëm pak kohë më parë ishte liruar nga burgu, ku po ashtu kishte vuajtur një dënim për një vrasje të ndodhur në vitin 2022.

Edhe vetë drejtori i Ujësjellësit, Luan Tabaku, është një emër i njohur në Elbasan. Prej kohësh ai është përfolur si një prej njerëzve të afërt me Suel Çelën.

Në prill të vitit 2025 Tabakut iu ushtruan kontrolle nga agjentët e BKH-së dhe policia shtetit, ndërsa vetëm disa muaj më pas ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pasi dyshohej se ka favorizuar Suel Çelën në tendera publikë. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar në lidhje me ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.