⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump mobilizon republikanët: Fitoni zgjedhjet dhe do të shpërndaj 5 000 dollarë për çdo të rritur

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH – ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve të mbështesin Partinë Republikane në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit, duke premtuar një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo të rritur amerikan, nëse republikanët arrijnë të ruajnë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

Duke folur në konventën republikane në Dallas, Trump tha se amerikanët do të votojnë brenda 55 ditësh për atë që ai e cilësoi si “zgjedhjet më të rëndësishme në historinë tonë”.

“Ju kërkoj të na lejoni të përfundojmë punën që kemi nisur. Imagjinoni sikur në zgjedhjet e mesmandatit të ishte emri im në fletën e votimit”, deklaroi Trump, duke u bërë thirrje republikanëve të mobilizohen përballë sondazheve që, sipas tij, janë të pafavorshme.

Presidenti amerikan paralajmëroi se një fitore e demokratëve do të sillte pasoja negative për vendin. Sipas tij, amerikanët do të humbnin kontrollin e kufijve, shkurtimet e taksave, sigurinë dhe pasurinë.

“Votoni për republikanët dhe ne do ta lëmë pjesën tjetër të botës të hajë pluhurin tonë për brezat e ardhshëm”, tha Trump, duke marrë duartrokitje nga delegatët.

Por premtimi më i bujshëm i fjalimit ishte ai për një “dividend Trump” prej 5 mijë dollarësh.
“Unë mund t’ju premtoj një gjë: nëse republikanët fitojnë Dhomën dhe Senatin, do të shpërndaj një dividend prej 5 mijë dollarësh për çdo të rritur, pak a shumë siç kompanitë e suksesshme u japin dividendë aksionerëve të tyre”, tha presidenti.

Trump shtoi se kushti i vetëm për këtë “dividend” do të ishte që paratë të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara. Fjalimi i Trump zgjati rreth dy orë dhe u përqendrua te mobilizimi i bazës republikane për zgjedhjet e mesmandatit, në të cilat presidenti synon të ruajë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.